Ultimatumi për dorëheqje drejtuesve të Hipotekave/ Basha: Rama ka model shërbëtorin e Shullazit

Ultimatumi për dorëheqje drejtuesve të Hipotekave/ Basha: Rama ka model shërbëtorin e Shullazit

20:03, 27/07/2017
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka reaguar pas ultimatumit që Rama u dha sot drejtuesve të hipotekave, për tu dorëhequr brenda 24 orësh, me argumentin se zyrat që ata kanë drejtuar kanë performuar dobët.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehet se modeli i Ramës për Hipotekat është Jurgen Çyrbja, ish kreu i hipotekës së Durrësit, dhe deputet i zgjedhur nga listat e PS-së në parlamentin e ri.

Çyrbja, vijon Basha, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyre, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq, Rama e ka caktuar vetë, e ka mbrojtur dhe e ka shpërblyer, siç ka bërë me të tjerë drejtues.

Reagimi i Bashës

Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues janë. Por, për të kane qenë në rregull, sepse i kanë shërbyer pushtetit të tij personal dhe miqve të tij.

Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç bëri me Cyrbën e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyre, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq.

Ketë shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bërë deputet. Cyrbja ehte modeli i tij për hipotekat, te tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco