Drejtori i Policisë bojkoton ministrin e Brendshëm

Drejtori i Policisë bojkoton ministrin e Brendshëm

19:10, 27/07/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka prezantuar sot librin e tij të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS”. Në prezantimin e librit ishin personalitete, mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, ajo që u vu re ishte mungesa e Haki Çakos. Te ceremonia e promovimit të librit edhe pse i ftuar, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako nuk ka qenë i pranishëm duke bojkotuar ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj.

Përveç Çakos, të pranishëm ishin të gjithë drejtuesi e lartë të policisë.

Image

Fjala e plotë e ministrit Demiraj

I nderuar Shkëlqesia Juaj Presidenti i Republikës, Z. Ilir META.

Të nderuar kolegë ministra, deputetë, ambasadorë, gjeneralë, profesorë.

Të nderuar Pjesëmarrës!

Ndjehem i privilegjuar dhe i emocionuar të prezantoj librin tim të fundit “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik, ISIS” përpara një audience të tillë të mbushur me personalitete nga të gjitha fushat e jetës publike.

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe akademike jam përpjekur që eksperiencën time, mësimet e nxjerra nga përvoja ime në ushtri, misionet luftarake, studimet në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, t’i reflektoj në disa libra dhe botime që mendoj se kontribuojnë në konsolidimin e një komuniteti të mendimit strategjik që është i shqetësuar dhe vlerëson sfidat ndaj sigurisë.  

Edhe në këtë libër jam përpjekur të shtrydh ekspertizën më të mirë ndërkombëtare të kundër terrorizmit si dhe përvojën time, në mënyrë që të parashtrojë një qasje timen mbi shkaqet e krijimit të ISIS dhe mënyrave më efektive për ta mposhtur këtë të keqe të madhe të kohës sonë.

Moskuptimi i natyrës, rreziqeve dhe kapaciteteve të terrorizmit në Irak kushtoi jetën e mbi 230.000 civilëve dhe 4.486 ushtarakëve dhe krijoi premisat e situatës së sotme.

14 vite më vonë, shumë njerëz duket se e kanë harruar këtë situatë e cila akoma dhe sot nuk është ndalur.

Botimi i këtij libri do të ndihmojë që të kuptohet më mirë se kush e filloi kryengritjen e Irakut pas ndërhyrjes Amerikane dhe se si kjo kryengritje ka kontribuar në krizën dhe në situatën e sotme?

Ky libër është një analizë e detajuar e al-Qaedës, ISIS-it, dhe të gjithë grupeve të përfshira në këtë konflikt, të cilat demonstruan dhe përdorën terrorizmin në Irak, veçanërisht të ish nëpunësit dhe ish ushtarakët e Sadamit në bashkëpunim me al-Qaedën në Irak dhe Siri.

Ky libër gjithashtu është një analizë e hollësishme për të kuptuar sesi Iraku dhe Siria futen në strategjinë e Lindjes së Mesme dhe të aktorëve dhe faktorëve që përplasen për tu ripozicionuar ose mbajtur këtë terren (SHBA-Rusia-Irani-Turqia-Arabia Saudite).

Në këtë libër padyshim do të gjendet dhe strategjia politike, diplomatike, ushtarake dhe e luftimit që kundërshtari po aplikon për të detyruar SHBA-të dhe shtetet aleate të saj të tërhiqen nga Iraku dhe arsyet përse qeveria Shia e Nuri al-Malikut dështoi për 48 orë përpara Shtetit Islamik dhe al-Qaedës.

Studimi ilustron me detaje strategjinë politike, fetare, strategjinë e luftimit dhe deri në nivelin e taktikave të luftimit në rrugë të kryengritësve në Irak dhe Siri. Pasqyron dhe analizon përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, angleze, ushtrisë dhe policisë Irakene kundër kryengritjes Suni, al-Qaedës dhe përballjen këto tre vite e gjysëm të fundit të SHBA-së, Rusisë dhe aleatëve të tyre në luftën kundër Shtetit Islamik.

Taktikat e zgjedhura nga kryengritësit kanë qënë vrasja e sa më shumë ushtarëve të aleancës, bashkëpunëtorëve të tyre, forcave të sigurisë Siriane dhe Irakene, kontraktorëve dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara, organizatave joqeveritare të huajve që ndodhen në vend por dhe kundër Shia-ve dhe Alaëitë-ve.

Sulmet e inicuara nga zjarri i përpiktë i snajperave, sulmet me makina bombë të improvizuara dhe kamikaz, pritat dhe vrasjet masive, kanë bërë që terroristët të zbatojnë një gamë të gjerë taktikash efiente kundër popullsisë Shia, Alaëite, Druze-ve, Kurdëve, të krishterëve në Siri, Irak dhe kryesisht trupave të aleancës kundër-terrorizmit.

Në libër do të gjeni edhe propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike. 

Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju jam thellësisht mirënjohës. DD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco