Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Veliaj firmos largimin nga detyra të 3 zyrtarëve të LSI

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Veliaj firmos largimin nga detyra të 3 zyrtarëve të LSI

17:51, 27/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mësohet se shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Mësohet se është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Punëtorëve numër 3, Artjon Çaushllari; administratori i njësisë së Farkës, Gazmend Kukli; si dhe drejtoresha e Qendrës Sociale të Shkozës, Kajame Guri. 

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve, por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Realisti27/07/2017 18:03

Hahaha. "Do te kete bashkepunim" me njerezit e afte te cilesdo force politike.

Shto koment

Denonco