Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

VIDEO/ LSI përjashton dy këshilltarët e saj bashkiakë dhe i akuzon për korrupsion Agim Kraja, këshilltari i përjashtuar nga grupi i LSI

VIDEO/ LSI përjashton dy këshilltarët e saj bashkiakë dhe i akuzon për korrupsion

14:34, 27/07/2017
A+ Aa A-

LSI-ja ka përjashtuar sot nga grupi i saj, dy këshilltarët e saj bashkiakë Genta Mezini e Agim Kraja, të cilët votuan pro, rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha, deklaroi sot para mediave se:

Grupi i këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me përgjegjësinë e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, vendosi:

Të përjashtojë nga Grupi i këshilltarëve të LSI, Genta Mezinin dhe Agim Krajën për veprim në kundërshtim me statusin, programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI.

Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në Këshillin bashkiak të Tiranës ka qënë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive." 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpati27/07/2017 15:38

Urgjent duhet te behen bashk, pd lsi kunder aleances se qelbesirave. Po vjen prap era koler e kuqe.

EC27/07/2017 15:19

Bravo. Hapi i duhur. Nderkohe qe duhej te ishim duke u marre me menyren se si qeveria dhe bashkia blene dy keshilltare dhe i rriten çmimin nje sherbimi qe nuk e ofrojne, kemi 24 ore qe degojme PS-ne e LSI-ne duke fajesuar njera-tjetrin. Fajin e ka qeveria, jo PD-ja e LSI-ja. Kaq.

Shto koment

Denonco