Denoncimi: Drejtoresha e Doganave, kontrabandë me nipat e Ruçit, ja mallrat që fusin dhe emri

Denoncimi: Drejtoresha e Doganave, kontrabandë me nipat e Ruçit, ja mallrat që fusin dhe emri

12:26, 27/07/2017
A+ Aa A-

Një tjetër denoncim për kontrabandë mallrash lluksi është bërë ditën e sotme. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij në Facebook një mesazh të ardhur nga një doganier.

Ky i fundit shkruan se drejtoresha e doganave ka dhënë urdhër që miku i saj të bëjë çfarë të dijë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Doganieri dixhital denoncon:

Drejtoreshën e doganave të vendit për kontrabande me kompani të lidhura me të!

Lexoni mesazhin e tij. sb

"Z. Berisha pershndetje te uroj shendet.!! Jam nje punonjes ne dogan!! Grupi qe keni nxier ne lidhje me doganen eshte mse i vertet. Madje para 1 muaj gjat nje kontrolli qe kemi ushtruar tek nje subjekt ku parregullsia ne zhdoganim ishte e dukshme na u terhoq veshi direkt nga drejtoresha.

Se pronari i subjektit kish lidhje direkt me drejtoreshen. Le te verifikohet subjekti Juljan Ruci person fizik me nipt L61802013P cfar zhdoganon ky subjekt dhe cfar tregton realisht. Per juljan rucin drejtoresha na ka then se eshte miku im dhe vetem ky do lihet te punoj lirshem me celular.

Ky miku drejtoreshes qe ta dini ju sjell gjith telefonat e fundit me kontinier nga kina dhe i deklaron per kapak apo karikus dhe bateri dhe ne si doganier te thjesht na jepet urdher qe kontinierit te ketit tipit mos ti afrohemi fare po thjesht te firmosim letrat. Drejtoria e doganave dhe e tatimeve dhe e hetimit tatimor dhe doganor le te hapi letrat dhe ti shkoj subjektit ne fjal te verifikoj cfar tregton dhe cfar zhdoganon dhe sa magazina ka me letra dhe sa pa letra fare se ne si doganier jemi te habitur nga subjekti ne fjal.

Rama nse do te bej shtet te filloj nga Ruci dhe nipat e rucit qe sjellin samsung dhe iphone me kontenier dhe i deklarojn kapak kallcuku."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dullay27/07/2017 13:34

Ne cdo shtet normal denoncimet ndiqen me seriozitet dhe nese konfirmohen, i gjen belaja te gjithe ata bejne zullumin. Tek ne doganierit digital apo te gjithe denancuesve te tjere (perderisa kane frike te vejne emrin) organet shteterore i thone pirdh, pirdh se lerohesh.Mjere ne per shtetin qe kemi.

Shto koment

Denonco