Këshilltari i PD në Bashki: Votimi nul, nuk kishte korum

Këshilltari i PD në Bashki: Votimi nul, nuk kishte korum

20:12, 26/07/2017
A+ Aa A-

Për këshilltarin e djathtë të Bashkisë së Tiarnës, Fabian Topollaj, vendimet e miratuara sot nga këshilli bashkiak i Tiranës, përshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, juristi Fabian Topollaj, ka dhënë edhe arsyet se pse vendimi është “nul”.

Ai tha se për të nisur mbledhjen e këshillit bashkiak duhet një kuorum prej 31 anëtarë të këshillit, që nuk ka qenë. Këshilltari i djathtë tha se janë llogaritur si këshilltarë persona që në nisjen e mbledhjes, nuk e kishin merrë mandatin (anëtarë të LSI). Rrjedhimisht, votimi është ‘nul’, arsyetoi ai.

“Do ti drejtohemi gjykatës”, paralajmëroi Topullaj, duke shtuar se vendimi i marrë është një vendim hajdutërie i PS-së, ashtu dhe LSI-së.

Ndërkohë, Luan Rama, nënkryetar i LSI-së, tha se kuorumi për nisjen e mbledhjes u plotësua nga këshilltarët e PS-së dhe ata të PD-së.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco