PD i lëshon sfidë LSI - Tregoni që s’keni gisht në maskaradë, tërhiqni 3 këshilltarët nga mbledhja

PD i lëshon sfidë LSI - Tregoni që s’keni gisht në maskaradë, tërhiqni 3 këshilltarët nga mbledhja

19:39, 26/07/2017
A+ Aa A-

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka kërkuar që LSI të tërheqë tre këshilltarët e saj që aktualisht janë në mbledhjen e bashkisë Tiranë.

Bëhet fjalë për tre këshilltarët e rin që morrin sot detyrim, të cilët zëvendësuan tre këshilltarë të tjerë të kësaj partie.

“Sfidoj LSI-në, në rast se nuk ka gisht në këtë maskarade, të dalë e të kërkojë largimin e këshilltarëve” tha Olli, duke shtuar se në këtë mënyrë nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm për votimin e projektit për rritjen e çmimit të ujit.

“Për fat të keq, pak minuta para fillimit të mbledhjes, LSI më përgënjeshtroi duke thënë së nuk lëviz ndaj qëndrimet. Jo vetëm që e bëri, por provoi se pazari vijon.

Sfidoj LSI: në rast se nuk ka gisht në këtë maskaradë, të dalë e të kërkojë largimin e këshilltarëve. E pamundur të besojmë që ata njerëz nuk i janë bindur grupit të LSI-së. Nëse është në lartësinë e opozitës ballore ta dëshmojnë sot. Çdo lëvizje tjetër është pazari i vjetër në ditë të reja”, tha Olli.

Prezenca në Këshillin Bashkiak

PS - 25 këshilltarë; LSI - 3 këshilltarë; PDIU- 2 këshilltarë; FRD - 1 këshilltarë

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco