Mbledhja e këshillit bashkiak Tiranë - mungon LSI, PD e braktis

Mbledhja e këshillit bashkiak Tiranë - mungon LSI, PD e braktis

19:05, 26/07/2017
A+ Aa A-

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të ndryshuar çmimin e ujit, për të cilin është propozuar nga Bashkia një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.

Në mbledhje mungojnë përfaqësuesit e LSI, ndërsa këshilltarët demokratë u larguan nga mbledhja në shenjë proteste.

Kreu i grupit të demokratëve, Leonard Olli u shpreh se rritja e çmimit të ujit është aferë korruptive e cila do rëndojë xhepat e qytetarëve.

Nuk dihet ende se cili do jetë qëndrimi i këshilltarëve të LSI, pasi kryebashkiaku Erikon Veliaj deklaroi më herët se pranonte kërkesat e tyre. LSI kërkon përjashtimin nga rritja e çmimit të familjeve me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, diferencimin e biznesit si dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24h. Bashkia do t'i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI. PS-LSI, Tirana me ujë më e rëndësishme se partitë”, ka thënë Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco