PD akuza LSI-së për çmimin e ujit në Tiranë, Olli: U bë pjesë e një pazari të pastër

PD akuza LSI-së për çmimin e ujit në Tiranë, Olli: U bë pjesë e një pazari të pastër

18:06, 26/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkisë dhe këshilltarëve të LSI-së në.

Pas deklaratës së kryebashkiakut Veliajt, i cili njoftoi se ka pranuar kushtet e LSI-së për t’ia bashkuar nismës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Olli tha për mediat:

“Për fat të keq, LSI vijon të jetë pjesë e pazarit me pushtetin dhe pse formalisht deklaron se është në opozitë. Provat tregojnë që është bërë pazar i pastër”.

“Ne kemi kërkuar ndalimin e rritjes së çmiit, kemi kërkuar mos prezencë për projektin e koncesionit të shkollave dhe rritjen e çmimit të ujit, sepse vetëm PS nuk ka kuorum për të zhvilluar mbledhjen”, vijoi kryekëshilltari demokrat.

“PD e ka deklaruar votën kundër që në fillim. Ky është qëndrim në dobi të qytetit...S’mund të ngresh tarifën e një shërbimi që nuk e ofron”, tha Olli, para nisjes së mbledhjes në këshillin bashkiak.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lsi te marre vendime qe jane ne te mire te qytetar26/07/2017 18:55

Lsi ashtu si ka premtuar duhet te marre vendime vetem per zgjidhjen e halleve te popullit

Shto koment

Denonco