Veliaj dorëzohet, pranon propozimet e LSI-së për ujin, pritet votimi i rritjes së çmimit

Veliaj dorëzohet, pranon propozimet e LSI-së për ujin, pritet votimi i rritjes së çmimit

17:37, 26/07/2017
A+ Aa A-

 Duket se kryebashkiaku i Tiranës i ka siguruar votat për të rritur çmimin e ujit në Tiranë. Erion Veliaj është dorëzuar dhe ka pranuar 4 kushtet e vënë nga LSI-ja, me qëllim që këta të fundit të jepnin votën e tyre pro.

E duke siguruar votat e LSI-së, Veliaj e ka arritur korumin e nevojshëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Këshilltarët e PD-së janë shprehur kundër dhe në orën 18:00 kanë paralajmëruar një protestë para bashkisë.

Por kush ishin 4 kushtet e vendosura nga LSI:

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kaz26/07/2017 18:00

Loje e ndyre e Metes meVeliajn. Hallall e paci o popull dele i Tiranes

Shto koment

Denonco