Dëshmia e Janulla Rrapit: Si mu vetë-ofrua Naim Zyberi për të vrarë Kadarenë, për 1 mijë dollarë

Dëshmia e Janulla Rrapit: Si mu vetë-ofrua Naim Zyberi për të vrarë Kadarenë, për 1 mijë dollarë

12:14, 26/07/2017
A+ Aa A-

Menjëherë pas intervistës së shkrimtarit Ismail Kadare për prestigjozen gjermanen ‘Die Welt’, ku ai ka rrëfyer jetën e tij të rrezikuar veçanërisht gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ka reaguar ashpër edhe Janulla Rrapi, nëna e Reanatos, të riut që u persekutua pas një lidhje dashurie me vajzën e shkrimtarit të madh në vitet 80-të.

Në reagimin e saj, mes të tjerave Janulla që jeton prej kohësh në SHBA, ka treguar për herë të parë edhe një histori të vitit 1996 kur një nga emrat më të shquar të grupeve kriminale të Tiranës në atë kohë Naim Zyberi, i është vetë-ofruar për të vrarë Ismail Kadarenë për shumën prej 1 mijë dollarë.

“Në vitin 1996 isha në Shqipëri, për të marrë dëmshpërblimin prej 2 milion lekë dhe 7 milion letër me vlerë, si fillim për dëmshpërblim të persekutimit dhe pastaj kur sulltani e morri vesh, nuk i dhanë më .. Rrugës duke ecur dëgjoj një zë që më thërriste: O Jonulla shitstja jon e lagjes: e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi. Po më tha … nona ime, s`të harron kurrë që na jepshe ushqimet borxh dhe ti jepnim në fund të muajit … E di që dhe Kadarea është këtu, ka ardhur me gjithë familjen për pushime .. po deshe ti më jep vetëm 1 mij dollar, ta vras vetëm se me vjen keq ç`farë i ka bërë Renatos ..

E shikova dhe i thashë: I kam lenë Zotin o Naim: Më von lexova në gazetë, se dhe atë e kishin vrarë bashkë me nënën dhe motrën .. Eh si është jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemër e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim”, shkruan Janulla Rrapi në faqen e saj në Facebook.

Ja dëshmia e saj e plotë në Facebook-un e saj:

Eshte e kunderta more sulltan Kadare.. ne ate kohe dhe ne vazhdim ti me shtetin i beje gati arkivolet per te tjere.. Me shkatrove jeten e djalit tim .. Ne vitin 1996 isha ne Shqiperi per te mar demshperblim 2 milion leke dhe 7 milion leter me vlere si fillim demshperblim te persekutimit dhe pastaj kur sulltani mori vesh nuk i dhan me .. Rruges duke ecur degjoj nje ze qe me theriste :O Jonulla shitstja jon e lagjes : e pash dhe mu kujtua .. uaa i thash je Naim Zyberi po me tha .. nona ime s`te harron kure qe na jepshe ushimet borxh dhe ti jepnim ne fund te muajit .. E di qe dhe Kadarea eshte ketu ka ardhur me gjith familjen per pushime .. po deshe ti me jep vetem 1 mij dollare ta vras vetem se me vjen keq c`far i ka bere Renatos .. E shikova dhe i thashe : I kam lene Zotin o Naim : Me von lezova ne gazet se dhe ate e kishin vrare bashke me nene dhe motren ..

Eh si eshte jeta .. Ky shkrimtar i madh me zemer e shpirt kriminel , tani na hiqet viktim.. Ne ate kohe i kishte privilegjet deputet i lagjes, nenkryetar i frontit , i perkedheluri i Enverit dhe Nexhmijes,, fjala e tij ishte ligj .. Ne nje takim motra ime me Nexhmije Hoxhen per problemin e pashaportizimit kur te ktheheshim nga internimi mori nje pergjigje shum negative .. Te rrin atje ku jane sepse nuk e len rrrrrrrrehat Ismail Kadaren .. Kadarea eshte shkrimtar boteror i cili shpenzon koh te madhe per Enverin duke pregatitur materjalet per plenium, kongreset etj etj.. Ah kjo fytyre sa hakmares, shpifs eshte .. Nuk mbulohet dielli me shosh..Jo..Jo..

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/07/2017 14:19

Kanë lëvizur të majtat botërore moj Zonjë e nderuar Janulla. Kanë lëvizur për ti dhënë çmimin Nobel këtij kamaleonti, por ajo historia e juaj, që përbën krim kundër njerëzimit, nuk do ti ndahet kriminelit as pas vdekjes. Sepse po morën Nobel edhe kriminelët, i dhjefsha Nobelin. Do bëhet njësoj si ai i Legjionit të nderit të Francës.

Shto koment

Denonco