‘Po bëjmë shtet’?! Kryeministria 7 vjet pa paguar energjinë, PS-13 dhe PD-11

‘Po bëjmë shtet’?! Kryeministria 7 vjet pa paguar energjinë, PS-13 dhe PD-11

11:20, 26/07/2017
A+ Aa A-

Reforma kundër familjeve të varfra që nuk paguajnë dot energjinë elektrike është hedhur në zbatim prej kryeministrisë, e cila edhe vetë nuk e paguan prej vitesh energjinë elektrike që harxhon në zyra! Këtë fakt, ia kujtoi kryeministrit një punonjës i KESH, në bashkëbisedimin për problemet e barazisë dhe të shembullit që duhet të japë shteti para qytetarëve në zbatimin e ligjit! Është fakt, që kryeministria, dy partitë kryesore politike dhe njësitë e pushtetit vendor, kanë vite që harxhojnë dhe nuk paguajnë energji elektrike!

Kryeministria si seli, ka 7 vite pa paguar energjinë elektrike. Partia Demokratike (pa 3 muajt e çadrës), ka 11 vite pa paguar, ndërsa Partia Socialiste ka 13 vite që nuk paguan energji elektrike. Po kështu, janë 48 bashki të reja, të cilat deri në qershor 2015 ishin 289 ish-komuna dhe bashki të veçanta por tani ta bashkuara, prej 15 vitesh nuk po paguajnë energji elektrike.

Se sa është vlera aktuale ende nuk është bërë një “bilanc” detyrimesh, por kujtojmë që në vitin 2012, ministria e financave nxori një urdhër, për të sekuestruar vlerën 86 milionë euro energji elektrike të konsumuar nga bashkitë e komunat, nëpërmjet ndalimit të vlerave përkatëse në buxhetet e tyre!

Ky urdhër u ekzekutua nëpërmjet Thesarit të Shtetit vetëm për 2-3 bashki që drejtoheshin nga ish-opozita “Rilindje” dhe, prej 5 vitesh u ndal e nuk po zbatohet më, duke thelluar borxhin në arkën e detyrimeve të prapambetura të OSHEE (shtetit). Ndërkohë që përditë “zbulohen”, u ndërpritet energjia elektrike e çohen në pranga familjarë fukarenj, të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike, shteti bën sikur nuk “zbulon” dot 2134 institucionet e shërbimet në vartësi të tij, të cilët prej 10-15 vitesh, harxhojnë energji me kondicionerë për ngrohje e freskim nëpër zyra!/Telegraf

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Novruz Taip Vishanji27/07/2017 18:09

MOS PUBLIKONI BUDALLEQE ! Majfton te shikoni Pagesat Online te Ministrise se Financave per Kryeministrine, nje pjese te te cilave po e publikoj me poshte: SMA SME SMU GAG MAG ANG 1.011.132,00 17 10 2012 1.341.280,00 22 02 2012 564.668,00 14 12 2012 551.764,00 26 11 2012 551.764,00 26 11 2012 816.424,00 09 08 2012 834.444,00 12 04 2012 1.050.516,00 12 09 2012 714.808,00 21 05 2012 1.178.464,00 02 04 2012 890.940,00 24 10 2012 504.828,00 15 08 2013 54.872,00 15 08 2013 527.584,00 14 08 2013 674.700,00 23 04 2013 492.352,00 14 08 2013 633.918,00 14 08 2013 932.856,00 18 04 2013 822.688,00 17 02 2014 1.608.506,00 27 05 2014 620.104,00 23 12 2014 1.519.606,00 22 09 2014 931.411,00 16 06 2014 766.384,00 16 04 2014 664.432,00 14 05 2014 618.496,00 17 07 2014 445.509,00 23 07 2014 654.160,00 22 10 2014 336.496,00 25 11 2014 770.032,00 23 01 2015 1.645.379,00 23 01 2015 1.724.967,00 23 09 2015 2.002.168,00 25 08 2015 1.359.414,00 20 07 2015 Me kete nuk dua te justifikoj shpenzimet perrallore qe ben Shalegjati i Surrelit, perderi paguan edhe Celularin e Fate Velajt qe ne 2014-ten kur nuk ishte "keshilltar" i tij.

Futja kot26/07/2017 15:20

Ja pra që krisma nuk ka pasur, edhe nëse ka pasur, ato kanë qenë diku larg ...!!! Po LartGjatësia e Tij, VeshGjati, e paguan energjinë elektrike ...???

Daj Jaku26/07/2017 14:02

Sipas modelit të "Reformës Rama" burg burg burg, kryefamiljarët e këtyre "familjeve" duhet të shkojnë prapa hekurave. Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë! Morët vesh dele? Bee beee beeee, këndoni dele këndoni!

i deleguari26/07/2017 11:51

Sic duket ,do te jete i pamundur koncensioni per ket pune ! Ne grop te gopit ju qofte felliqesira te shtetit te RI !

Shto koment

Denonco