Gjana, Topallit: Mos u mburr, edhe unë kam qenë me nota të mira

Gjana, Topallit: Mos u mburr, edhe unë kam qenë me nota të mira

13:18, 25/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit Qendror Elektoral për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i ka dhënë një përgjigje Jozefina Topallit për fushatën brenda partisë, por edhe për faktin se pse ajo ngeli jashtë listave për deputetë.

Duke folur mbrëmë në emisionin ‘Debati në Channel One” të Roland Qafokut, Gjana u shpreh se Topalli nuk duhet të mburret se ‘ka qenë me nota të mira’. Sipas Gjanës, edhe ai ka qenë me nota të mira.

Ja çfarë thotë Jemin Gjana për Jozefina Topallin:

“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha.

Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar?

Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996.

Unë mendoj se nuk është argument kjo. Nëqoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti kthehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dr 25/07/2017 16:18

Nivel i ulet i inteligjences besnik. Jozefin patos eshte per te ardhur keq kush na drejton

Emigranti25/07/2017 15:46

Emin Gjana tregove vertet qe je burre si gjthe kuksianet qe shquhen per bese e as nuk shiten e as blihen njerez si ti i duhen pd ne keto dite te veshtira te saj pd kam besim do ta gjej rrugen e humbur.

Ana25/07/2017 15:34

Pse e fshite komentin apo nuk ju pelqeu juve te syrit. Ku e keni demokracine? Flisni dhe per te tjeret pa le. Beni si komunistet me censure.

Ana 25/07/201725/07/2017 15:24

Ju komentuesit e mesiperm jeni mediomer dhe te ceket ne komentet tuaja. Topalli ka qene e perkedhelur dhe me privilegje ne PD dhe prandaj ben keshtu. Sa e turpshme per te

cici25/07/2017 14:59

Te lumte Jemin Gjana ! Mire e keq kjo ka qene , eshte dhe do te jete Partia Demokratike . Nxjerrja jashte historise dhe jetes politike te partise e ketyre mjeraneve , do te vinte nje dite ...; shyqyr qe erdhi , biles edhe me ndihmen e tyre . Kjo eshte si prralla e kecave me ujkun dhe mama dhine ... , keta mjerane duket se gjate gjithe kohes i kishin lyer kembet me miell , e tani qe erdhi rasti filluan ti shkundin e u doli kemba e zeze e ujkut ....???!!!

landi25/07/2017 14:30

Ik o Jemin per koken tend se ti je i dh....er deri ne mese .

Arjana25/07/2017 14:10

Gjana per Topallin: Ka kontribuar ne PD? Edhe une kam shume kontribute, madje me shume se zonja Topalli qe u be deputete ne 1996. Gjana per Besnik Mustafajn: A e dini ju qe Besnik Mustafaj nuk eshte anetar i Partise Demokratike? Une nuk e kuptoj se si nje njeri qe nuk ka teseren e kesaj partie, deklaron se nuk do te votoje ne zgjedhjet per kryetarin. Gjana per Patozin: Ne 2013 kur Patozi ishte nenkryetar i PD-se dhe kryetar i Grupit Parlamentar une nuk u vura ne liste. Patozi nuk tha gje. Nuk u lumturova por dola ne fushate, shkova ne Shkoder, Pogradec, Kamez, Paskuqan. Gjana per PD-ne: I kemi dhene PD-se, por me shume na kadhene ajo neve. Gjana, nje njeri i thjeshte, me integritet dhe luftetar i paepur i PD-se.

Gazetarja tek ish selia e PD25/07/2017 13:58

JeMini = Miu.

Mega25/07/2017 13:40

Ky miushi arrogant qe del aty me zinxhir floriri ne qafe, duke na kujtuar arsyen pse e shkarkoi Berisha si pusht plak kur ishte minister, sot merr nepergoje ata te cileve ai nuk i vjen as te gushti i kembes. Ti horr i vogel qepe gojen, nuk mund te perfaqesoah PD! Je thjesht nje vegel, je legeni i maternitetit ku lindi kryetari i rreme.

Shto koment

Denonco