FOTO/ Votohet për kryetarin e PD, deklarata e Bashës: Do të dalim më të fortë pas këtyre zgjedhjeve

FOTO/ Votohet për kryetarin e PD, deklarata e Bashës: Do të dalim më të fortë pas këtyre zgjedhjeve

11:14, 22/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i ‘ngrirë’ i PD-së dhe kandidat për kryetar Lulzim Basha ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po bëhen.

Basha ka votuar në selinë blu aty edhe ku është ngritur një qendër votimi, ku do të votojnë drejtuesit kryesorë të PD-së.

“Procesi po ecën në mënyrë të qetë dhe demokratike. PD dhe demokratët do të dalin më të fortë nga ky proces dhe të gatshëm për tu kthyer në forcën e parë të ndryshimit”, u shpreh Basha në fjalën e tij për mediat pas votimit.

Ai falënderoi edhe të gjithë demokratët që i kanë pritur në ditët e fushatës.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

Dua të falënderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë e procesit një anëtar-një votë, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

?Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit që më ofruan mua dhe kandidatit tjetër, z.Selami gjatë një fushate intensive anembanë vendit, në çdo degë të Partisë Demokratike.

Dua të shpreh mirënjohjen komisionerëve dhe gjithë infrastrukturës zgjedhore të Partisë Demokratike për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë.

Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike.

Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku22/07/2017 13:23

    Ti je thjesht një copë demagog që flet shumë por nuk thua absolutisht asgjë. E asgjësove PD-në me rrënjë, trung, degë e gjethe të njoma e të thara.

    Shto koment

    Denonco