Petrit Vasili: Rritet mali me zero për Ramën. Pas BE e SHBA, edhe Franca vlerësim negativ

Petrit Vasili: Rritet mali me zero për Ramën. Pas BE e SHBA, edhe Franca vlerësim negativ

14:00, 21/07/2017
A+ Aa A-

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar qëndrimin e autoritete franceze për situatën e krijuar nga emigrantët shqiptarë. Mediat franceze shkruajnë së këto janë ka një numër të madh kërkesash për azil nga Shqipëria.

Vasili shprehet se Edi Rama mori një tjetër notë zero për “reformat” e tij, pasi Franca ka kërkuar  bllokimin e qytetarëve që emigrojnë dhe zgjidhjen e situatës.

“Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?”,- shkruan Vasili në Facebook.

Për këtë qëllim, Ministri i Brendshëm Francez thirri dje në takim Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku në qendër të bisedës ishte ndalja e fluksit të emigrantëve.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme Franceze në rrjetet sociale është publikuar një njoftim ku thuhet se Shqipëria është vendi i sigurt dhe qytetarët e saj nuk mund të pranohen në Francë për azil politike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco