‘100 ditët e para të qeverisë’, reagon Berisha: Rama shpall 10 mashtrimet e 100 ditëve të para!

‘100 ditët e para të qeverisë’, reagon Berisha: Rama shpall 10 mashtrimet e 100 ditëve të para!

13:26, 21/07/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka renditur 10 mashtrimet që sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë në nisje të këtij mandati të dytë qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Edi Rama njoftoi dje 10 vakite e 100 ditëve te para të mandatit të tij të dytë. Ai liston 10 pika, te cilat cilido qe i lexon konstaton se jane thjesht 10 mashtrimet dhe manipulimet e radhes te timonierit.

Ato janë:

1- Rama, i ndëshkuar nga 2.7 milionë votues, ka përgatitur ekipin te regjistroje si mbështetës virtual te tij se paku 2 milion mbështetës ne letër

2- Fillon zbatimi i politikes atërore te vijës se masave e linçimeve publike dhe kokave turku, ushqimi urrejtjes se mbështetësve te tij!

3- Fillon rritja dhe dyfishimi i çmimit te ujit te pijshëm, një vendim qe u bllokua nga denoncimi dy vite me pare ne parlament

4- Nis përsëri për te dështuar si me pare beteja e harruar kuponit! Për rikujtuesë, dy vite me pare u zotua se ne 8 muaj do zgjidhej problemi por sot ne dyqanet e ministrave nuk te jep njeri kupon.

5, 6- Rikthehet e shtuna komuniste për pastrim te përgjithshëm por vendi do behet kosh i plehrave te importuara

7- Siguria ushqimore behet çështje e masave!

8- Buxhetin do ta vjedhim por me bekimin e mexhliseve publike.

9- Pasi ishte zotuar katër vite me pare për sigurinë rrugore

dhe sot ka ngjitur Shqipërinë ne krye te Europes për aksidenteve

10-E dhjeta e vërteta luftën kundër drogës, e ka gati deklaratën e nje viti me pare se e kemi zhdukur ne 99,8 % te sipërfaqes se vendit. Pas 100 ditëve deklarata do te thotë droga u zhduke ne 99,9% te vendit!!

Këtu me poshtë keni tekstin siç e ka botuar ai vete! Sb

SI I MENDONI 100 DITET E PARA?

Do t'i isha mirënjohës secilit dhe secilës prej jush që do të jepte opinionin e vet, mbi disa ide për operacionet që po përgatiten për 100 ditët para të qeverisë së re, si më poshtë:

1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh "Për Shqipërinë që Duam", në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit

2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku

3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare

4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor

5 -Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore

6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë

7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit

8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë

9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku

10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Plaku 21/07/2017 14:00

Cdo shkrim budallik i sales 50 vota minus. Vazhdo sale vazhdo e hapi gropen vetes. Sala o e ben nga budalliku o me mendimin tani qe po iki un hi u beft.

Shto koment

Denonco