FOTO/ Reportazhi i FT në Shqipëri, habit Arben Ahmetaj: Fshatarët të mbjellin luleshtrydhe në vend të kanabisit

FOTO/ Reportazhi i FT në Shqipëri, habit Arben Ahmetaj: Fshatarët të mbjellin luleshtrydhe në vend të kanabisit

12:54, 21/07/2017
A+ Aa A-

Gazeta e njohur, Financial Times ka publikuar një reportazh të Kerin Hope për situatën e kanabisit në Shqipëri. Gazeta ka intervistuar një prej kultivuesve të kanabisit, një 30-vjeçar nga Lushnja.

Elezi thotë se nuk po fiton gjë nga mbjellja e hashashit, aq më tepër tani ka frikë se mos arrestohet.

Elezi shton se pret të fitojë vetëm 250 deri në 300 euro nga plantacioni i tij i vogël, i vendosur në pyll për të shmangur pikasjen nga helikopteri i policisë. Kjo është shumë më pak nga 3 mijë euro që fitonte nga një bimë një vit më parë, pasi paguante 10 për qind të ‘taksës’ për zyrtarët vendorë, që mbyllnin një sy.

Image

Mijëra prodhues të vegjël si Elezi e kanë kthyer Shqipërinë, vendin e dytë më të varfër në Europë, në prodhuesin më të madh të kanabisit në ajër të hapur.

Në shkrim thuhet se kanabisi eksportohet kryesisht në Europë përmes Greqisë dhe Italisë.

Por në pritje të hapjes së negociatave me BE-në, Shqipëria ka nisur pastrimin e kanabisit.

Vetëm gjatë vitit të shkuar, sipërfaqja e mbjellë ka rënë me 75 përqind.

Edi Rama thotë për gazetën se pret që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së në fillim te viteve 2020.

Por përpara se Shqipëria të nisë bisedimet, vendi duhet të tregojë progres në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit gjyqësor.

Gazetarja thekson se Shqipëria nuk është vetëm prodhuese e madhe e kanabisit, por edhe një vend tranzit për kokainën dhe heroinën që futet në BE.

Diplomatët perëndimorë thonë për FT se trafiku menaxhohet nga baronët vendas të drogës, që kanë lidhje me grupe kriminale nga Amerika Latine dhe Turqia.

Rama i ul shqetësimet e Perëndimit se vendi rrezikon të bëhet një narko-shtet, pothuajse i varur plotësisht nga të ardhurat e drogës.

“Nuk e mohoj që ka një problem me drogën,” tha ai për FT.

“Por ka një kthesë të fuqishme këtë vit, sa i përket kanabisit. Zona e kultivuar është shumë e vogël, mbikëqyrja është rritur dhe policia është më aktive ndaj kultivuesve”.

Kurse gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se emrat e mëdhenj të drogës kanë mbrojtje politike në nivelet më të larta.

Baronët e mëdhenj të drogës nuk janë arrestuar.

Ai thotë se ndërhyrja e policisë ndihmoi që të stabilizoheshin çmimet.

“Gjërat po dilnin jashtë kontrollit. Nëse policia nuk do niste të shkatërronte bimët, një kile hashash do të shitej sa një kile domate,” thotë Hoxha.

Kurse Spartak Ngjela, ish-ministër i Drejtësisë, thotë se kanabisi ofron mundësi financiare për zonat rurale, ku papunësia është 70 përqind.

Kultivuesit e kanabisit mendohet se kanë fituar 300 milionë euro vitin e shkuar, një shumë e ngjashme me remitancat e përvitshme që dërgojnë në shtëpi shqiptarët që punojnë në Europën perëndimore.

“Dy vitet e fundit, autoritetet u tërhoqën dhe lejuan fermerët që ta kultivojnë për të fituar para. Por gjërat dolën jashtë kontrollit dhe tashmë ka mbaruar,” tha Ngjela.

Nga ana tjetër, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se kërkon që të luftojë rritjen e kanabisit duke promovuar eksporte të tilla si vaji i ulliri dhe luleshtrydhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shiko21/07/2017 20:14

lina/tina/roma/liku/lada pionjere te"enver"-it ne lufTeper qeshtjen e partise te jini gati GJITHMONE GATI

tina21/07/2017 14:39

bravo z. minister keni shume te drejte Shqiperia ka te gjitha kushtet optimale gje qe shume vende nuk e disponojne dhe investojne te ngrihet si biznes ne Shqiperi, them se me politiken tuaj mund ta ktheni ne histori suksesi, nga ana tjeter i jepni nje dore te mire bujqesise, fermerit... perpara me reformen qe keni nisur vetem keshtu veni ka mundis me ec perpara, kam besimin se kesaj radhe gjerat do funksionojne ashtu duhet

agron21/07/2017 14:34

Bravo njish gjithmone me ide te qarta keshtu sic e keni nisur kam besimin se do behen shume ndryshime ne vend. Pune te mabre e suksese.

ermal21/07/2017 14:10

Shume e drejte dhe eshte per tu vleresuar ideja e z.Arben, ka ardhur momenti per t'iu kthyer urgjentisht programeve qe nxisin dhe mbeshtesin prodhimin vendas, perqendrimi vemendjes drejt nje ekonomie prodhuese sjell per rrjedhoje dhe nje ekonomi me baza tqendrueshme,duke hequr dore nga kultivimi kanabisit, hashashit te cilat skane sjelle asgje te mire vecse deformim te tregut dhe shume viktima, perkeqesim imazhi ne rajon e me gjere.

liza21/07/2017 13:59

Te lumte :) prpozim i shkelqyer, me mire te mbillen luleshtrydhe apo qofte edhe dicka tjeter alternativa qe vendi te kete nje fare perfitimi, nxitja dhe inkurajimi per prodhimet bujqesore i jep nje hov te madh ketij sektori, duhet ndryshuar qellimi ne menyre qe jo vetem tokat bujqesore, por edhe serat te kultivohen me perime te stines.. dhe jo me me kanabis.

alda21/07/2017 13:41

Nje ide shume e mire propozimi i z.Ahemtaj, duke kthyer vemendjen nga bujqesia si nje nga sektoret me potencial ne vend per rritje ne vitet e ardhshme.

tiku21/07/2017 13:36

ska dyshime qe kjo qeveri me shume se cdo force tjeter politike po ben me te miren dhe duket qe e ka seriozisht per ta fshire kete njolle te shemtuar, e cila po ka njollosur vendin ne keto 27 vite, suksese ne rrugen per ta bere shqiperine nje vend me te mire ke mbeshtetjen e te gjitheve

rona21/07/2017 13:22

tani me shume se kurre po behen perpjekje reale per ta nxjerre vendin nga harta e vende qe kultivojne dhe trafikojne kanabisin, bashkepunimet me partnere te huaj, por edhe perpjekjet per tiu bashkuar familjes europian kam pershtypjen se do sjellin nje ndryshim me pozitiv per vendin duke i dhene fund ketyre fenomenve qe kane ndikuar prej vitesh ne imazhin e vendit

Shto koment

Denonco