FOTO/ Kryedemokrati i Fierit prish zgjedhjet për kreun e PD. Ja mesazhi që ka dërguar për anëtarët

FOTO/ Kryedemokrati i Fierit prish zgjedhjet për kreun e PD. Ja mesazhi që ka dërguar për anëtarët

12:40, 21/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar anëtarësisë së PD-së që të votojnë për kryetar Lulzim Bashën.

Në pozicionin që ai mban, duhet të jetë garant për barazinë e garës në PD, mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami dhe jo të bëjë fushatë për njërin apo tjetrin kandidat.

Por në një SMS të shpërndarë për anëtarët e PD-së në Fier, ai u kërkon atyre hapur të mbështesin Bashën.

"E shtunë, 22.07.17, prej ores 8:00-19:00, te kinoteatri Fier, ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH, Z.Basha. Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci", u shkruan anëtarëve, Baçi, që është edhe deputet i zgjedhur rishtas i PD.

Për garë të pabarabartë ka folur këto ditë edhe Selami, ndonëse ai vazhdon garën edhe pse sheh se si favorizohet në shkelje të rregullave, rivali i tij. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ish drejtori i patentave te fierit21/07/2017 18:08

    te na thoni lidhjen qe ka "republika e re" e bashes me drejtorin 6-vjecar te patentave te fierit ?

    Daj Jaku21/07/2017 14:27

    Me të vërtetëve keni kur flisni për garë?

    altin21/07/2017 13:28

    Turp! Po ky i Fierit nuk ka ngrire si kryetari? Apo ka marre rezultat te shkelqyer ne Fier, nga 5 mandate ne vitin 2013 ne 4 mandate ne vitin 2017.

    AIF21/07/2017 13:25

    Secili nga ne mund te beje nje mesazh te tille dhe ne fund te vere emrin e Luan Bacit Eshte nje loje e ndyre e bashkepunetoreve te patozit dhe Jozefines ne Fier Vertetojeni qe mesazhi eshte derguar nga luan baci , ndryshe kerkoni falje per botimin e rreme

    Shto koment

    Denonco