Qeveria ‘Rama 2’, kush janë ministrat që do të vazhdojnë të mbajnë postin. Ja emrat

Qeveria ‘Rama 2’, kush janë ministrat që do të vazhdojnë të mbajnë postin. Ja emrat

11:15, 21/07/2017
A+ Aa A-

Edi Rama i fitoi zgjedhjet me 74 mandate dhe në shtator do të formojë qeverinë e re. Ajo çka mbetet mister është kabineti Rama 2. Tashmë kanë nisur të përfliten ministrat e rinj që do të drejtojnë dikasteret e Ramës.

Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë edhe ndryshime të vetë ministrive, duke u shkrirë dy ministri në një, apo krijimi i ministrive të reja.

Një ndër emrat e pothuajse të konfirmuar nga vetë Rama është ai i Fatmir Xhafaj, i cili do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme. Po ashtu edhe Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave.

Ndërsa në Ministrinë e Transporteve përflitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës. Ogerta Manasterliu përflitet se do të jetë përsëri Ministre e Shëndetësisë duke qenë se ka pak kohë në këtë detyrë pas shkarkimit të Ilir Beqajt, ndërsa tek Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka, e cila zëvendësoi Blendi Klosin në këtë detyrë.

Po ashtu, pritet të mos ketë surpriza edhe në Ministritë e Mbrojtjes dhe të arsimit ku priten të rikonfirmohen Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla. Por ditët e fundit ka filluar të përflitet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për një post ministror. Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar legalizimet dhe pronat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eni22/07/2017 22:38

Mos harroni Agjensi e Bregdetit do quhet Agjensi e Funeraleve

Shoku Gramoz21/07/2017 13:22

.. Adelina Greca ze vendin e Eglantina Gjermenit Benet Beci behet zvKryeminister ne vend te Peleshit Enti Kombetar i Banesave me urdher te drejtoreshes (dispeceres came te peshkut ose pjeshka e Qifes) ndryshon emer dhe do quhet Enti i Qifes ose gjate i Enti Privat i Qife Rakipit ..vazhdon supriza e qeverise Rama 002

Shto koment

Denonco