DOKUMENTI/ ABI Bank hetohet për pastrim parash. Banka e drejtuar nga Linda Rama kundër gjobës

DOKUMENTI/ ABI Bank hetohet për pastrim parash. Banka e drejtuar nga Linda Rama kundër gjobës

20:18, 20/07/2017
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka gjobitur Bankën Amerikane të Investimeve për shkelje të ligjeve që ndalojnë pastrimin e parave. Çështja është zbuluar në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi banka e regjistruar në parajsat fiskale, e ka ankimuar vendimin.

Gjykata nuk i ka bërë publike detajet e çështjes. Por sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare, Banka Amerikane ka kërkuar konstatimin e paligjshmërisë së aktit administrativ të DPPPP-së.

Burime konfiedenciale i thanë SYRI.net se bëhet fjalë për mosraportim të transaksioneve dhe transfertave të dyshimta financiare.

Banka Amerikane e Investimeve përbën një risi të çuditshme në sistemin financiar shqiptar. Në bordin e saj drejtues bën pjesë, bashkëshortja e kryeministrit, zonja Lindita Rama. Por kjo nuk është risia e vetme. Pronësia e kësaj banke është tërësisht e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale. 

Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. 

Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.   

Gjobitja e ABI Bank për shkelje të rregulloreve që lidhen me pastrimin e parave shton më shumë pikëpyetjet mbi këtë bank. Opozita e ka denoncuar publikisht si bankën personale të kryeministrit të vendit.

Emërimi i zonjës Linda Rama në bordin drejtues ABI Bank si dhe regjistrimi i saj në parajsat fiskale, sipas opozitës, janë prova të qarta se përmes kësaj banke kryeministri pastron paratë e korrupsionit.

SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abi21/07/2017 08:44

Per te vertetuar faktin qe kjo banke pastron leket e familjes Rama dhe mbase edhe te ndonje gjermani apo amrrikani mik te Rames, mjafton te shihet nje fakt i thjeshte. Te gjitha bankat ne Shqiperi pa perjashtim sksportojne para jashte ose ne Zvicerr ose ne Austri. Kete e bejene per arsyen e thjeshte sepse bankat shqiotare jane banka qe ne te shumten e rasteve mbledhin kursimet e njerezve dhe nuk kane te drejte te investojne ato para per pune te ndreshme, oramdaj shumicen e parave qe ato kane dhe mbledhin e eksportojne ne bankat e medha te investimeve ne kete menyre ato qarkillijne parate me nje norme te caktuar fitimi. Tani, e vetmja banke qe nuk eksporton para ne Shqiperi eshte pikerisht ABI bank. Per te qene korrekt dy jane arsyet, ose vetem ABI bank gjeneron aq shume fitime ne Shqiperi saqe nuk ka nevoje te eksportoje para ne bankat e medha boterore te investimeve, ose ABI bank pastron parate e aksionereve duke dhene kredi fiktive dhe keshtu ajo gjeneron fitime dhe shton kapitalin.

salah20/07/2017 20:33

ABI bordin e saj drejtues: Rezzo Schlauch: Mafia german

Shto koment

Denonco