Rama shpalos planet e qeverisë së re: Ja çfarë iu pret 100 ditët e para

Rama shpalos planet e qeverisë së re: Ja çfarë iu pret 100 ditët e para

17:26, 20/07/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një pjesë të programit qeverisës për 100 ditë e para.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë tregon për “operacionet” që sipas tij, po përgatiten për 100 ditët para të qeverisë së re.

Gjithashtu, ai fton qytetarët të japin opinionin e tyre për 10 “operacionet” që i rendit si më poshtë:

1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh "Për Shqipërinë që Duam", në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit

2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku

3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare

4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor

5. Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore

6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë

7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit

8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë

9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku

10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

memo21/07/2017 05:07

te gjitha boshe si me ramiz alin, pa asnje shpres . Duhet pune ,investime e lufte korrupsioni Tme tolerancen zero ,duke fillura pikrisht nga kryemafiozi Rama.

Nerdene Alameti20/07/2017 23:57

DRY CLEANING COMPANY, ky eshte impresioni qe krijon tek kalon te dhjete piket e planit te 100 diteve te “Shqiperia qe Duam”! E meqenese behet fjale per pastrim radikal te vendit, ne kuptimin e vertete te fjales, dhe pastruesit propozohet te jene shqiptaret e “portes perballe”, te zakoneshmit, ja dhe disa karakteristika qe duhet te kene pretendentet per tu bere “shtet-pastrues”: E para: per tu bere protagonist ne kete kategori te propozuar, nuk eshte e nevojeshme te kesh nje formim specifik, e rendesishme eshte te jesh i kujdesshem (e kujdeseshme) ne kurimin e detaleve e te kesh shume “qetesi e dashuri”, veçanerisht kur ke te besh me jeten e te tjereve. Duhet te kesh nje trup qe i reziston sforcimeve te perhereshme, duke qene se duhet ti nenshtrohesh gjithnje levizjeve te pa nderprera. Ne se jetoni ne qendren e qytetit tuaj, te formuar nga shume godina e godinare burokrate ne to, keni mundesi te vete prezantoheni perpara vendim-marresve, mbase edhe duke lene nje kart-vizite me adresen dhe pergatitjen tuaj, per te qene “pastrues shembullore” ! E dyta: mund te kontaktoni direkt “agjesite” e “Shqiperise qe Duam”, apo edhe me te ngarkuarit “interim” te pak javeve me pare, ne te gjitha skutat e Shqiperise, duke u bere nje demonstrim praktik te aftesive tuaja per te pastruar pluhurin nga tavolinat e tyre, zbokthin nga floket e te gjitha nuancave, dyllin nga veshet e shurdhet e zhylin nga koletat e kemishave me e pa pulla mberthyes. Ne kete menyre krijoni mundesi te provuara ne praktike per tu bere “pastrues shembullore” ! E treta: per te qene edhe me te besueshem ne zgjedhjen e ketij profesioni, mos u daravitni vetem duke i sherbyer ne oret zyrtare, te ngarkuarve “interim” te kesaj nisme perrallore, por afroni “ndihmen” tuaj edhe ne ambientet private te tyre, duke u lare pjatat, rrobat e qilimet persiane me lesh gamileje te krehur me kujdes, duke pastruar edhe banjot e deri ne prerje thonjesh maceve apo qeneve te shtepise, duke krijuar nje shans me shume per tu bere “pastrues shembullore” ! E fundit: nese me gjithe keto perkujdesje, perseri nuk arrini te promovoheni, mos u deshperoni, huazohuni me nje tufe monedhash, e duke u bere si te humbur perballe vendim-marresve te turnit, teshtituni e gabimisht, ne vend te shamise se hundeve, beni te pamunduren per ta pare nga i interesuari i radhes, shumen e kartmonedhave qe ju kane huazuar, mbase mund te jete edhe mundesia e fundit per tu bere “pastrues shembullore” ne “Shqiperine qe Duam” ! Edhe nje sqarim per Fugen, me ke fshire disa here ne FaceBook, jo me larg edhe disa dite me pare. Vere vath ne vesh se di te pergjigjem jo vetem me nja dhjetemije profile te tjera ne FaceBook, por duke perdorur te njejten monedhe do te bllokoj çdo faqe online qe do krijosh vetem per te bere “te bukurin e mehalles” !

Jim20/07/2017 21:13

"shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv" me bejne syte apo vertet ai thote MASIV - uau deri dje thonte eshte fragmentar dhe ne sasi ti vogla sepse ne e mbyllem Lazaratin e Berishes - PAFYTYRESI

SHKODRAN20/07/2017 19:52

Nje pyetje kam Z.Rama,me c"fare lekesh do behen keto gjera,se borxh me ste japin,lek nuk ke,apo thuaj ti do ju zhdepim ne gjoba....pastaj e dyta,aman se ke 4 vjet qe thua ka qene hashash i mbjedhur qysh me QEVERIN BERISHA,dmth tani po e pranon qe e ke mbyt ne hashahs..

belul20/07/2017 19:29

Doni me per belulin o popull dele

Shto koment

Denonco