Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Sherri për plazhet e Shqipërisë, Kimete Berisha degjeneron Mero Bazen, me një profil të zi

Sherri për plazhet e Shqipërisë, Kimete Berisha degjeneron Mero Bazen, me një profil të zi

15:50, 20/07/2017
A+ Aa A-

Ditët e fundit pas bllokimit që kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka bërë autobuzëve të ardhur nga Kosova, për tu futur në zonën e Golemit, kanë plasur polemika të forta mes opinionistëve shqiptarë nga të dy anët e kufirit.

Si replikë me Berat Buzhalën, Mero Baze dje në një editorial të tij ka shkruar, se shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri jo se kanë ndonjë dashuri të madhe dhe për patriotizëm, por sepse detin e kanë afër, pushimet janë më të lira se kudo, se mund të shkojnë në plazh, edhe “me bukë me vete”, etj.

Por sot këtij shkrimi i është përgjigjur mjaft ashpër te “Kosova Post”, analistja e njohur Kimete Berisha, e cila me një gjuhë mjaft të ashpër e ka degjeneruar Bazen, duke i bërë një profil të zi.

Edhe pse nuk i ka përmendur emrin, por pseudonimin që sipas saj ai ka mbajtur si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ajo nëpërmjet një shkrimi të gjatë ka vizatuar një profil të zi, për Mero Bazen si njeri dhe gazetar.

Shkrimi i plotë i Kimete Berishës; “Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!”

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.

E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.

Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.

Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.

Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.

Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.

A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.

Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.

Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.

Pse na quan ti neve të varfër!

Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!

Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!

Ku e di ti që e marrim bukën me vete!

Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!

Çka ka të keqe buka, tek e fundit!

Ani çka që kërkojmë çmime të lira!

Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishinë shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.

Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!

A mund të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!

Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.

Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.

Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!

I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.

Ju që edhe bukën e keni fetish.

Ju që Zotin e keni para.

Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.

Dyfytyrësi.

Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.

Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.

P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.

Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.

Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.

Jemi Një popull.

E ti Çorapë, ‘Shut the fu.k up’.

(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës e ke përshkruar si ‘hotel’ në librin tënd, kaq i pafytyrë që je).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dn20/07/2017 21:51

Boykot klikimet ne gaseten tema,mbasi mero Baee nuk paska nevoje per ne

Ouuu?20/07/2017 20:13

Çorapja... emër i njohur në rrethet gazetareske pro-qeveritare, dje, sot dhe nesër ;-)

mero shkerdhat20/07/2017 19:34

hallal shkrimi per mero faqeziun

juri20/07/2017 19:24

BRAVO KIMETE BRAVO PAKE I KE THENE KETURE STALINISTEVE SE E KANE USHTRUAR PER 50-VJET SIKUR KOSOVARET JANE TE KQI JO KJO NUK ESHTE E VERTET POR KJO ISHTE PROPOGANDA E ENVERIT ME SIGURIMIN E SHTETIT E KISHIN PLATFORME ME SHA KOSOVARET DHE ME LAVDRUAR SERBET PO KOSOVA I KA DHENE BUKE SHQIPERIS GJITHMON EDHE KUR ERDHET REFUGJAT LUFTE JU KEMI SHFRYTEZUAR NE JO ME NE RASTET TJERA QEVERIA SHQIPTARE MORI NDIMA NGA EUROPA PER JU DHE NA I DHA NE

Enver20/07/2017 19:23

Një kujtesë për Kimete Berishën! E nderueme zonja gazetare, I lexoj shkrimet e tua. Janë të guximshme e kumbojnë deri n’kup t’ qiellit! Në shkrimin e fundit pashë se je zhgënjye keq nga fyemja që shqiptart e Shqypnisë i bajnë shqiptarëve të Kosovës. E shkrimet e tua të bajnë me mendue, me kujtue, me kqyr mbas! Ktheva kryet mbrapa e u ndala që prej fillimit të viteve ’90-ta. Në çdo stacion ku u ndala pashë se këta që ju fyejnë dhe ju marrin ju nëpër kambë i keni prodhue, financue, mbështet, ngrit, reklamue e i keni ba me emen ju në Prishtinë. Për ni ditë ja keni dhanë n’dorë njenit prej tyne 250 mijë dollar, n’fillim me jua thanë do fjalë t’mira e ma vonë me jua kajt nanën. Nuk po i numroj sa e sa raste tjera, kur keni marrë strajcën e pareve e ua keni pru në Rogner e vilave tjera në Tiranë e në Durrës! Për çka? Me u pasunue me paret e tre përqindshit a të Vendlindja Thrret! Tash ti po thue si u bane këta të pasun?! Po më çudit Kimete! Ti je aty ku gjanat kanë rrjedhë kësisoj. Kur Kosova u çlirue, erdha menjëherë në Prishtinë. E çfarë pashë? E kishin pushtue Grandin gjithë sigurimsat e atij xhaxhit që ti e përmendë në shkrimin tand! Vuna durt n’krye e thashë me veti: “Kosova nuk asht çlirue”! Ata që thojshin “Kosova ka për kryeqytet Beogradin”, kur u krye puna u turrën me e placket sa t’mujshin. E me ndihmën tuej! Njanin prej ktyne e kam ndigjue në dhjetorin e atij viti në panairin e parë të librit që u hap në Prishtinë, aty ku hala atëher i thojshin “Boro e Ramiz”, (ish pa u djegë) t’ju thojke ju se “A mos u çliruat nga një pushtues e ratë në një pushtim tjetër”?! E ky pushtimi tjetër për atë ishte prezenca amerikane n’Kosovë, KFOR-i e NATO! Nuk ishin ata të Grandit! Eh çka bajke vaki?! Ky që amerikanin e quajke “pushtues” rrike në ballë të oxhakut, krejt ju që e kishit emnin botues, gazetarë, punonjës televizioni, intelektualë i bajshit temena nji njeriu që u ba deputet, por nuk u ba kurrë intelektual n’Shqipni! Po ta jap edhe nji rast tjetër: - Në vitin 2012 patën ardhë nja katër-pesë shkrimtarë prej Shqipnije me u nderue në panairin e librit të atij viti. Ishin disa, nuk po i shkruj emnat. Po kush u respektue prej jush, nja dy që kurrë nuk kanë shkrue për Kosovën. E nja dy tjerë që kanë shkrue dhjetë e dymbdhjetë libra për Kosovën i lanë menjianë. Ata dy që s’kishin dhanë asnji kontribut për Kosovën i zunë krejt ekranet e televioneve. Këta dy tjert gjetën ndonji mik tyne, ndonji kushri a dajë e kaluen ato tri ditë me ta. Krejt gazetart e TV Kosovës e medies n’prehen të atyne “idhujve” tuej u ulën. E këta s’paku janë miqtë e atyne që sot e lëndojnë Kosovën. Nuk ju lanë nder pa ju ba. Ma përpara më pat rastis të vij me delegacion n’Kosovë! E çka ndodhi? Kryeministri e priti vetëm njenin prej anëtarve të delegacionit që në vitet ’90-ta pat udhëheq fushatën kundër kosovarëve n’Tiranë! Tjerve nuk na begenisi! Janë edhe dhjetra e qindra shembuj tjerë, por unë nuk jam i landuem për këto që kanë ndodhë. Se nuk m’ka ndodh mue personalisht asnji gja! Po duhet ju me nxjerrë mësim e me qenë ma mirënjohës për ata shqiptarë të Shqipnisë që me gjithë zemër kanë punue për Kosovën e ju respektojnë ju, pavarësisht mosrespektit tuej. Duhet me ditë ju se kend po e ndihmoni n’Shqipni. Mos ndihmoni ata që ju dhunojnë, ju rrejnë, ju poshtnojnë, ju injorojnë, ju bajnë qejfin nër sy e ju fusin thikën mbas shpine, njësoj si shkijet! Thjesht Kimete për me t’kujtue t’i shkrova këto rrjeshta! Se ju e dini vetë çka bani! Me respekt, Enver Bytyçi

berti20/07/2017 18:49

kosovaret e k.... Kombi me i felliqur ne botte Jasht nga Albania

ggdfgg20/07/2017 18:45

Ta lumsha zonje. Çja ke bo mire ketij mjeronit. Merushja tere jeten kete ka bere. Kosovare , mos e qethni dhe as mos jua nij palla per asnje . Ky vend eshte i juaji, ju jeni 1 e kombit shqiptar,

Vetting Rama20/07/2017 18:03

Sa per dijeni per zojushen Kimete Berisha, ky dordolec me emrin Mero dhe mbiemrin Baze eshte ngritur ne nivele te larta fillimisht nga Sali Berisha, pasi "Mero-Merre merre" sulmoi me lehje SHBA dhe CIA dhe ngriti larte bacen, pra hante buken e SHBA si gazetar i VOA dhe bente duane e baces. Merua ishte autori i nje libri te ndyre antishqipetar dhe antiamerikan ne mbrojtje te baces, Kur Baca hupi dhe Merua mbeti pa pune si ishgazetar i VOA. te dy per ti mbetur besnik historise lepine ato qe peshtyne, njeri u be Kryeminister dhe tjetri vriste e priste por si gjithmone dicka ngjau dhe baca e hodhi tutje dhe merua eshte ky qe leh sot per Edi Ramen dhe urren verilindoret si pushtues te "tokave te zanuna" (pasi tokat e zanuna jane vertet nje akt i pashembullt grabitje qe ndoshta Ligji dhe Drejtesia do ta zgjidhi dhe do te "shpronesoje" grabitesit nga veriu, jugu, lindja dhe perendimi) por Merua urren per mode pasi nen rrogoz ai eshte vete tepelenas grabitqar. Por ne pyll apo savane apo xhungel, kafshet e grabitqare jan ne konflikt per te siguruar prene, ky eshte Merua dhe keta jane gjithe ata qe nuk trokasin ne deren e te "Zotit te Shtepise" por hyjne duke shqyer deren e "Shtepise se Tjeterit". Edhe une kam ardhur ne Kosove-Prishtine, por nuk kam lakmuar Pronen apo kam hedhur nje cope leter per toke, ne respekt te Zotit te Shtepise. Une kam te drejte te flas pasi jam i dhunuar nga Baca dhe Edi Rama ne lidhje me shpronesimin tim dhe Legalizimin e Grabitqareve, Merua dhe Juve zojush keni kohe te grindeni kur cdo cope toke ne Shqiperi do te ket "Zotin e Vet te Vertete". Faleminderit ne se e lejoni te lexohet komenti im dhe Faleminederit Zojusha Berisha per mirekuptimin.

krasasi tp20/07/2017 17:47

Prisja qe pas reagimit nga Kosova ,Prefekti Durresit z.Jani apo vete z.Dako ta ndryshonin ate udhezimin se nuk do behej qameti.Ne vend te kesaj ky idioti i stazhionuar krruan b...en kot se koti.Ne nje vezhgim te bere nga gazetari Patrik Sadiku i ORA NEWS, 70% e femijeve te politikaneve ,por edhe te gazetareve militant te partive si puna e Meros, i dergojne femijet jashte me bursa nga parat e popullit dhe qe andej si "ekselent" qe jane zene vend ne poste kyce ne administraten shteterore.Por nuk ka nevoje te jesh ekselent, te tille te bejne ne shkolla private kryesisht nese je i biri i dikujt.Ne vend te Vangjush Dakos i cili po konsumon tre mandatie si kryetar bashkije ne Durres mund te kandidoj i biri i Meros,i cili po trajnohet nga z.Velia.Ja pse z.Mero leh si kone per llogari te Dakos, kunder vellezerve kosovar.Akuzat e Zj.Kimete shkojne me tej,por une si patriot qe e kam kete Mero ziun, dhashe nje shpjegim per t'ja lehtesuar pak barren.

Tomy20/07/2017 17:17

Te lumte pena moj moter e kosoves.... Mir ja ke kthy pergjigjen ketij zgjebsi... Kam jetu dhe punu 3 vjet ne KOSOVE dhe kam kalu shkelqyeshem... Respekt per vellezerit dhe motrat e KOSOVES..

someone20/07/2017 16:48

Se kush eshte Mjerua e dine te gjithe si ketej e si matane kufirit. Por edhe ti gazetare qe flet me kaq shume pasion vetem sot, cfare ke bere per ceshtjet sensitive kombetare? Pse emrin tend e lexoj vetem tani kur diskutohet per plazhe e autobuse? Ne e dime shume mire sherbimin qe bejne ne Durres dhe per me teper edhe ne Jug ku te gjithe ne trajtohemi sikur te jemi lope qe duhen mjele nga ca fshatare qe kujtojne qe iu ra llotaria. Po per ty zonje, sic thote ajo shprehja, kur drejton gishtin drejt dikujt, mos harro qe tre gishta te tjere te jane drejtu ty, po te pyes, cfare te mirash i ke sjelle ti me profesionin tend kombit tone te perbashket (dhe s'po flas qe ti kendosh trimave apo te tregosh sa madheshtore kane qene Skenderbeu apo Azem Galica)? Sa e ke denoncuar ti korrupsionin kendej dhe andej kufirit. Pse e denoncon vetem sot Mjeron, derisa i di edhe pseudonimin ne komunizem? Pse nuk ngriheni te gjithe (bashke me mua dhe te tjeret kuptohet) kush i thote vetes i ndershem qe ti shporrim Mjerot dhe soj sorollopet e tyre?

Tullaci20/07/2017 16:41

O ne plazhet tona shyqyr qe vijn kosovaret se ndryshe i del bari e ferra dhe pastaj te vi mero baze te kullosi dhite e delet qe ka lone ne shkrepat e tepelenes. Mos u merni me at bastard a nuk e shifni ca ngerdheshje i ka saldu zoti ne fytyr.

Zemershqiptari20/07/2017 16:41

Bravo, zonja gazetare! Mos u kurseni t'ia numeroni kokes gjithkujt ne Shqiperi, sidomos gazetareve e politikaneve, sa here qe ta marrin neperkembe shpirtin ndershqiptar! Ata jane mesuar ta heqin per hunde popullin e Shqiperise, mos lejoni qe te sillen keshtu edhe me popullin e Kosoves. Mbroni te drejtat tuaja shqiptare e humane edhe me egersi e me dhune po qe nevoja, se qenve u duhet treguar shkopi ne çdo rast. Mos harroni as gjykatat, qofte edhe ato nderkombetare, sepse nuk ka rruge tjeter qe ne te Shqiperise te mesojme se ç'eshte humanizmi dhe respekti njerezor.

isa.20/07/2017 16:37

te lumte bravo ja corre ftyren e spiunit .rrofte shqiperia etnike.kosov shqiperi pa kufi

Mjero Gellbaza20/07/2017 16:33

Zonje e nderuar ....mos u mer me ate animal se eshte burllog !!!!! respekte.

Shto koment

Denonco