Ka apo s'ka roje në plazhe? - Ministria e Turizmit flet me letra,  Agjencia e Bregdetit me realitetin

Ka apo s'ka roje në plazhe? - Ministria e Turizmit flet me letra, Agjencia e Bregdetit me realitetin

13:36, 20/07/2017
A+ Aa A-

Ditët e fundit në plazhet e Shqipërisë janë mbytur disa persona duke shkaktuar edhe një diskutim publik nëse ekziston siguria në plazhet tona. 

Në një prononcim për Report Tv, këshilltarja e Ministrisë së Turizmit pohon se në plazhet shqiptare ka roje, ndryshe nga sa pretendohet.

“Vrojtues ka nëpër plazhet shqiptare. Sikurse është njoftuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ajo ka kryer trajnimin e 24 vrojtuesve, lista e të cilëve i është dërguar bashkive bregujore, dhe një pjesë e tyre janë të punësuar. Ligjërisht ministria për veç se mund t'i monitorojë dhe të informojë subjektet private për detyrimet që ata kanë sipas rregullores, nuk mund të marrë masa të tjera, sepse është inspektoriati ai që ngarkohet nga ligji për të marrë masa ligjore ndaj këtyre subjekteve”, - tha Leskaj.

Por ndryshe nga konstatimi i Ministrisë së Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, ne faqen e saj zyrtare raporton se thuajse në të gjitha plazhet shqiptare mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare. Në këtë faqe janë të listuara të gjitha plazhet e certifikuara dhe në asnjë prej tyre nuk ka roje bregdetare.

Përballë këtij fakti, këshilltarja Leskaj u shpreh se kjo nuk rezulton nga monitorimi i bërë nga Ministria.

“Ka subjekte të cilat i plotësojnë kushtet e sigurisë, ka subjekte dhe gjithmonë në rritje numri i subjekteve, të cilët i kanë sinjalistikën në det për mjetet lundruese dhe zonat e notit. Kulla vrojtimi ka në të gjitha plazhet shqiptare. Ndoshta nuk janë në atë distancën e përcaktuar pasi janë akoma duke u ndërtuar, por patjetër që ka”, - shton Leskaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco