Zv/Ambasadori amerikan në Tiranë ‘plas’ bombën: Korrupsioni qeveritar, po mbyt Shqipërinë

Zv/Ambasadori amerikan në Tiranë ‘plas’ bombën: Korrupsioni qeveritar, po mbyt Shqipërinë

10:53, 20/07/2017
A+ Aa A-

Zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë, David Muniz, ka lëshuar deklarata të ashpra dhe alarmues, për korrupsionin që ka kapluar qeverinë shqiptare dhe pengesën e madhe, që ai shkakton për zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet e reja të huaj.

Këto deklarata të forta, Muniz i ka dhënë gjatë një interviste për “Gazetën Shqiptare”.

“Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike.

Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera”, ka thënë Muniz në lidhje më korrupsionin në Shqipëri dhe efektin e tij për stopimin e zhvillimit ekonomik..

Zëvendës ambasadori amerikan e ka specifikuar këtë gangrenë, edhe për investitorët e munguar të shtetit që përfaqëson, SHBA.

“Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Do të përmend edhe tenderat publikë.

Ne gjithmonë nxisim qeverinë të jetë transparente, e hapur dhe e efektshme në mënyrën se si i drejton tenderat publikë. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për të ndryshuar këtë imazh.

Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri”, ka deklaruar Muniz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/07/2017 13:48

Keto "Bombat" tuaja jane tullumbace per kryerilindasin tone. Qeveri e korruptuar, hajdute, kanabiste dhe mashtruese e mbeshtetur 100% nga faktori nderkombetar BE, OSBE, NATO dhe SHBA, perseri fituese ne zgjedhje te blera. Rames duhet t'ia kene zili te gjithe udheheqesit e botes.

Meleq Agai20/07/2017 11:59

Te jete kaq naiv zv Ambasadori apo ben sikur. Programi rilindar eshte i qarte: I gjithe pushteti sovieteve narko-rilindare. Te gjithe tenderat publike per Carapulin, Fushen, Eftimin dhe Shkrelin nga nje ane, dhe TCH dhe Klan nga ana tjeter Te gjitha pronat publike apo private kalojne ne pronesi te Shpk-se EdvinASSOCIATES E gjithe trashegimia dhe natyra te rrafshohet dhe te ndertohen varreza gjigande me vepra kitsch edviniane si kulla, piramida,apo... impiante plehrash toksiko-radioaktive etj Lavdi MARXISEM-EDVINIZMIT

Shto koment

Denonco