FOTO/ Incidenti në Korçë, njerëzit e Bashës, antimiting kundër Patozit, Bodes e Qiricit

FOTO/ Incidenti në Korçë, njerëzit e Bashës, antimiting kundër Patozit, Bodes e Qiricit

21:15, 17/07/2017
A+ Aa A-

Lëvizja anti-Basha ka vazhduar takimet ditën e sotme në Korçë, ku të pranishëm ishin drejtuesit e saj, por ju bashkuan edhe disa deputetë, si Ridvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa.

Por këtë herë këta janë pritur me parrulla nga rreth 10 njerëz që ishin nxjerrë në rrugë, gjysëm të maskuar.

Ithëtarët e kryetarit i kanë pritur rebelët me parulla ne duart ku shkruhej: "Tradhtar", "hipokritë, turpi i PD", "PD nuk është Kazino" etj. Madje të njëjtat zëra janë munduar të flasin edhe në sallë gjatë tubimit duke akuzuar: "Nuk ju pamë asnjë ditë në fushatë, por paratë që bëtë nga djersa jonë po i përdorni sot për të ndihmuar Ramen".

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi u mundua të ulë gjakrat kur tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”. “Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korçë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtjen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë.

Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai.

Pastaj vazhdoi: "Ky takim këtu dhe ata që do të vijojnë, do tu tregojë shqiptarëve që PD është pronë e demokrateve dhe jo një biznes privat. PD nuk mund të jetë kurrë pronë e një njeriu" theksoi ai.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba17/07/2017 21:48

Shpreh keqardhje dhe hidherim per PD-ne. Ky eshte nje proces injorimi dhe shkaterrimi per PD-ne, demokratet e vertete, ish-studentet e dhjetorit '90, demokracine dhe te ardhmen e PD-se. Nuk e kuptoj se si do te bashkohen antaret e PD-se (jo demokratet, sepse ne PD kane mbetur shume pak demokrate)

i deleguari17/07/2017 21:46

Lulzim Basha nuk rrezoi dot njeriun me te percudnuar dhe k/ministrin me te zi dhe me te pa afte te te gjithe kohrave, Edvin Kristaq Rama! Kete s'e luan topi !!! Po grupi anti Basha, cfare e konsideron kete fakt, deshtim te Bashes apo sukses te tyre??! Tju vije turp e u mbytshi ne shurren tuaj o legena : Astrit,Imam,Rul,Breg,Topall.Mustaf.! Jeni plehra e kaluar plehrave,Ju qe prisnit te vertetonit tezen tuaj ne kurriz te partise qe ju beri te pandehni se coc jeni ,por me keq akoma te ketij populli qe kriminelet ne pushtet po i marrin shpirtin ,pse nuk propozoni nje nen ne partine tuaj qe kush mban te tille qendrim te denohet jo me pak se 10 vjet burg,pa te drejte konvertimi ne dollaro,ose te largohet. Atehere do kenaqeshim duke ju pare te shqyheshit duke vrapuar per te ikur ,pa pjerdhur hic per PD e aq me pak per popullin !!!

Shto koment

Denonco