Lënia në errësirë e Bashës në Shkodër, reagon OSHEE: Vendosëm gjenerator

Lënia në errësirë e Bashës në Shkodër, reagon OSHEE: Vendosëm gjenerator

21:11, 17/07/2017
A+ Aa A-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se shkëputja e energjisë në “Kinema Millenium” në Shkodër pak para përballjes Basha-Selami, nuk zgjati më shumë se 5 minuta dhe se OSHEE mori masa menjëherë.

OSHEE bën me dije se vendosi një gjenerator për mbarëvajtjen e debatit.

“Mungesa e energjisë nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Edhe pse aktiviteti zhvillohej në një ambient privat, ku duhet të merrte masa, OSHEE vendosi në punë gjeneratorin si dhe siguroi mbarëvajtjen e organizimit duke e furnizuar objektin me lidhje tjetër në formë unazore.” - thuhet ne reagimin e OSHEE.

Në momentin kur u ndërpre energjia në sallë kishte mbërritur vetëm Eduard Selami, ndërsa pritej ardhja e kryetarit të ngrirë, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco