Anëtari i kryesisë së PD-së, e quan zgjedhjen e kryetarit punë të mbaruar: Të mendojmë për zgjedhjet lokale

Anëtari i kryesisë së PD-së, e quan zgjedhjen e kryetarit punë të mbaruar: Të mendojmë për zgjedhjet lokale

17:15, 17/07/2017
A+ Aa A-

Dyshimet se procesi i votimi për zgjedhjen e kreut të PD-së janë një farsë e stisur, tashmë sa vjen e bëhet më e qartë dhe ata që në heshtje apo qartazi janë rreshtuar në krahë të Lulzim Bashës nuk e fshehin aspak këtë.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku i cili deri një pak ditë më parë u rreshtuar me votë abstenuese për mënyrën sesi po sëndërtohej strategjia anti-staturore dhe politike e garës për kryetar në PD, tashmë duket se rrugës ka ndryshuar mendje.

Në një postim të tij në Facebook, Çollaku e anashkalon faktin që ende në PD po zhvillohet një garë dhe për në këto çaste është më mirë që PD të fokusohet tek diçka tjetër: “Beteja e rradhes per PD dhe opoziten jane Zgjedhjet Lokale.  Ne Tirane, Kryebashkiaku e Rilindja kane filluar fushaten. Nuk ka kohe per te Humbur !!!”.

Parimisht anëtari i Kryesisë së PD-së Kreshnik Çollaku, nuk është aspak gabim në atë që kërkon, me të vetmin problem. Që për këtë, mësëpari po zhvillohet një garë në PD ku kandidatët duhet të paraqisnin një platformë për atë sesi ata e mendojnë opozicionin në 4 vitet në vazhdim, por që nuk e kanë. Sëdyti anëtari i kryesisë së PD-së duhet të ngrinte zërin se PD-së i duhet me patjetër një analizë sesi ka dështuar me sukses në 4 vitët që po lëmë pas.

Sepse një parti që nuk analizon probleme e veta, është priru që ti përsërisë ato qoftë edhe brenda 2 vjetësh, ndërsa efektet në këtë rast do të bënin që zgjedhjet e 2015-ës, të dukeshin lule para atyre të 2019-ës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gerti17/07/2017 17:48

Ky eshte me idioti e me servili qe ka ajo kryesi

Shto koment

Denonco