FOTO/ Dështimi i Ramës, zbardhen dokumentet, asnjë projekt i Triestes nuk e prek Shqipërinë

FOTO/ Dështimi i Ramës, zbardhen dokumentet, asnjë projekt i Triestes nuk e prek Shqipërinë

13:55, 17/07/2017
A+ Aa A-

Shqipëria nuk është askund në projektet dhjetëra-milionëshe që morën financim në Samitin e Triestes. Deklaratat triumfuese të Edi Ramës pas samitit, fatkeqësisht, kanë qenë një tjetër lojë mediatike për të fshehur dështimin.

Përfundimet e Samitit të Triestes, që tashmë janë publikuar zyrtarisht e rrëzojnë kryeministrin tonë që thoshte se “jemi të parët” në projekte. Asnjë nga shtatë projektet e miratuara për fazën 2016-2017, si pjesë e asaj që quhet Axhenda e Ndërlidhshmërisë, nuk lidhet me vendin tonë.

Nuk e prek Shqipërinë, projekti i gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë. Nuk e prek as Korridori Mesdhetar që lidh Bosnjën me Kroacinë, as investimet në Korridorin e Pestë, as hekurudha që lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe as ajo që lidh Serbinë me Bullgarinë.

Edi Rama shkoi duarbosh në Samit dhe u kthye po duarbosh. Njësoj siç paralajmëroi ambasadori italian në Shqipëri.

Është e qartë nga grafiku se Serbia dhe Bosnjë Hercegovina janë përfituesit më të mëdhenj nga projektet dhjetëra-milionëshe të miratuara në Trieste. Projektet e financuara për vitin 2016-2017 mund t’i gjeni të detajuara këtu, në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku edhe janë publikuar të gjitha projektet që u miratuan nga liderët e BE-së në Trieste.

Dështimi është kaq i qartë, saqë deklaratat e Edi Ramës dhe vartëses së tij, Majlinda Dhuka për suksesin në Trieste, sot tingëllon shokuese. Guximi me të cilin gënjen kryeministri Edi Rama. Detyrimi që kanë vartësit e tij për të gënjyer, është tronditës.

Image

Majlinda Dhuka, Drejtore e Departamentit i Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj deklaroi tekstualisht se:

“Shqipëria fitoi mbështetje për 4 projekte, për përgatitjen e tyre, të cilat unë do t’i përmend shkurtimisht, si dhe një projekt rajonal, pra, 5 projekte, e ndjekur nga vendi i dytë me dy projekte. 5 projektet, të cilat morën mbështetje nga instrumenti i investimit të Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë për t’u përgatitur janë:

Rindërtimi i kalatave 1 dhe 2 në portin e Durrësit;

Ndërtimi i by-pass-it të Lezhës;

Mbështetje për zhvillimin e hidrocentralit të Skavicës, një nga veprat më të mëdha energjetike të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor;

Zhvillimi i sipërmarrjeve dhe turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës dhe infrastruktura e biznesit;

Projekti rajonal i sektorit energjetik për linjën e transmetimit me OST;

Siç e shpjegova, Shqipëria u rendit në këtë thirrje në vendin e parë, me 4 projekte, ose rreth 3.33 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e dytë me dy projekte, e kështu me radhë vendet e tjera”

Projektet që përmend drejtoresha e kryeministrisë nuk rezultojnë askund në përfundimet e Samitit.

Paaftësia e administratës shqiptare për të thithur para nga Bashkimi Europian nuk mund të fshihet pas atleteve të bardha të Triestes. Shpresa e fundit është që në takimin e radhës në Londër, Edi Rama t'i ketë zgjidhur dilemat për veshjen dhe të mendojë më shumë për paratë që mund të marrë nga Bashkimi Europian. /Lapsi.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba17/07/2017 14:23

Kaq budallenj dhe idiote i dini shqiptaret ju!!!! Rama vajti vetem per te reklamuar moden e re zyrtare, projektin e famshem: "Kostum dhe atlete ADIDAS, te bardha dhe me shirita te kuq", qe pritet te zbatohet ne takimet e ardhshme nga lideret e BE (Makron, Merkel, Mogherini) dhe ata te rajonit (Vucic, Mustafa). Po keto nuk jane projekte rajonale, moj e shkreta ti qe je vertet ne hall me shefin tend?? Keto jane vetem projekte shqiptare, apo thjesht endrra shqiptare sa per te justifikuar pjesemarrjen tuaj turistike ne Trieste, qe nuk kane per t'u zbatuar kurre, pasi jemi troke fare dhe te mbytur ne borxhe. Asnje nga projektet e miratuara nuk kane lidhje me Shqiperine. Shqiperia keto 4 vite do te perfundoje akoma me thelle ne humneren financiare dhe ekonomike.

Shto koment

Denonco