Lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë dhe udhëtojnë në vendet e BE: WiFi falas për të gjithë

Lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë dhe udhëtojnë në vendet e BE: WiFi falas për të gjithë

13:03, 17/07/2017

Më në fund ka triumfuar projekti i shtrenjtë prej 120 milion euro, për të pasur akses falas në internet, në të gjithë vendet publike të Bashkimit Europian.

Me logimin WiFi4EU Komisioni Europian dëshiron të ofrojë akses falas të internetit për qytetarët (Wi-Fi) dhe vizitorët në vende publike të tilla si parqe, sheshe, ndërtesa publike, biblioteka, qendra shëndetësore dhe muzeume në të gjithë Evropën.

Buxheti i programit WiFi4EU arrin në 120 mil Euro për periudhën 2017-2019 dhe do të mbështesë instalimin e pajisjeve moderne Ëi-Fi në ambientet publike. Financimi i programit ËiFi4EU do të ndahet në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare, në mënyrë që të mund të përfitojnë komunitete lokale deri në vitin 2020. Përmes përdorimit të këtij aksesi autoritetet lokale janë në gjendje të zhvillojnë dhe promovojnë shërbimet e tyre digjitale në fusha të till, a si e-government, shëndetësi dhe turizëm.

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment