Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Hapet sot Ambasada e Japonisë në Tiranë

Hapet sot Ambasada e Japonisë në Tiranë

12:55, 17/07/2017
A+ Aa A-

Japonia do të hapë hapë sot zyrtarisht, Ambasadën e saj në Tiranë dhe në ceremoninë e hapjes do të jetë i pranishëm Ministri japonez i Shtetit për Punët e Jashtme, Nobuo Kishi.

Në njoftimin për shtyp, Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se z. Kishi do të pritet nga ministri Ditmir Bushati.

Në orën 17:30, Ministrat do të zhvendosen në mjediset e Hotel Rogner ku do të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë.

Gjithashtu po në mjediset e Hotel Rogner do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri në prani të Ministrave Bushati, Kishi dhe MZHTTS Milva Ekonomi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco