FOTO/ Fakte dhe shifra për Samitin e Triestes dhe si ambasadori italian në Tiranë zbuloi mashtrimin e Ramës

FOTO/ Fakte dhe shifra për Samitin e Triestes dhe si ambasadori italian në Tiranë zbuloi mashtrimin e Ramës

12:42, 17/07/2017
A+ Aa A-

Ashtu siç tashmë bën pas çdo dështimi, edhe lajmin se Shqipëria doli nga Samiti i Triestes pa asnjë projekt, kryeministri Rama e përgënjeshtroi pa asnjë problem.

Më 12 Korrik u zhvillua në Trieste të Italisë Samiti i radhës për Ballkanit Perëndimor, por të gjitha faktet thonë se Shqipëria nuk ka mundur të marrë këtë vit asnjë projekt në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj kryeministri gjatë një konference për shtyp duke pasur në krah edhe drejtoreshën e tij për investimet e huaja (ish shefe e financave, në kohën që ka drejtuar bashkinë e Tiranës), morri guximin dhe duke ju hakërruar gazetarëve deklaroi, se Shqipëria u rendit e dyta për nga projektet që ka përfituar gjatë këtij samiti!

 Për herë të parë fatin e Shqipërisë në këtë samit si dhe dështimin e Shqipërisë në për të çuar projekte e ka dekonspiruar ambasadori italian në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, më 30 Qershor gjatë në një takimi me bizneset e vendit tonë në Rezidencën e Ambasadës, ku u prezantua informacion i detajuar lidhur me Axhendën e këtij samiti.

“Nuk ka projekte konkrete për Shqipërinë në infrastrukturë, ndryshe nga ai i mëparshmi ku ishte projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës. Shpresojmë që në edicionin e ardhshëm të ketë projekte. Gjithsesi, samiti është i rëndësishëm pasi mund të identifikohen projekte për të cilat mund të hidhen hapa për zhvillimin e mëtejshëm”, deklaroi atëherë ambasadori Cutillo.

Dhe në fakt tani që ky samit është mbyllur dhe kanë dalë të gjitha të dhënat zyrtare për projektet që u vendosën aty rezulton, se e vërteta është pikërisht ajo që kishte deklaruar që më 30 Qershor ambasadori Cutillo.

Image

Ja cila është e vërteta e plotë e këtij samiti, që nxjerr zbuluar mashtrimin e kryeministrit Rama:

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, BE miratoi 194,1 milionë euro grante për sektorin e transportit rrugor dhe sektorin e energjisë. Ky financim ishte pjesë e Axhendës së Bashkëpunimit për periudhën 2015-2020, me vlerë totale 1miliard euro. Deri më tani, rreth 501,3 milionë euro janë përdorur për mbështetjen e 20 projekteve të ndryshme në rajon. Nëse shikojmë shpërndarjen e granteve të reja që u dhanë në Itali, rezulton se Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij kanë dështuar krejtësisht, në sigurimin e çdo investimi të ri.

Nga 194,1 milionë euro që do të investojë pas këtij samiti BE-ja, përfituesi kryesorë rezulton të jetë Serbia me 78 milionë euro, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Bullgarinë dhe ndërtimin e linjës hekurudhore nga Nishi në kufirin bullgar. E dyta renditet Maqedonia (dhe jo Shqipëria siç deklaroi Rama në konferencën për shtyp të mbajtur për këtë rast) me një grant prej 70 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të saj  hekurudhor. Pas saj vjen Bosnjë – Hercegovina, e cila mori pjesën e mbetur prej 46.1 milionë euro investime, për projekte të ndryshme infrastrukturore.

Që prej vitit 2015, Shqipëria ka përfituar vetëm 10 për qind të fondit prej 501,3 milionë eurosh të miratuara nga BE, pra në total ka përfituar vetëm 50,1 milionë euro investime. Vendi ynë renditet më poshtë, edhe se sa Kosova, e cila ka përfituar 56,1 milionë euro investime nga BE-ja në kuadrin e Axhendës së Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës.

Por situata është edhe më keq se kaq. Shqipëria ka mbetur pas edhe për sa u përket projekteve të fituara dhe tashmë të financuar nga BE për vitin 2015 dhe 2016. Pjesa shqiptare e linjës së interkonjeksionit ndërmjet Fierit dhe Bitola/ Manastiri në Maqedoni, e miratuar më 2015, është ende në fazën projektuese, kur ndërkohë Maqedonia, për pjesën e saj ka hapur procedurat e tenderimit dhe po bëhet gati të nisë punën.

Edhe financimi i marrë për një pjesë të Korridorit Hekurudhor Mesdhetar që ndërlidh Tiranën me Rinasin dhe Durrësin që u miratua në vitin 2016-ën, ka pala jonë ka ngelur ende në letër, duke qenë se qeveria jonë po zgjat pa fund fazën e projektimit.

Axhenda që ju sjellim më poshtë, ajo e Bashkëpunimit për vitin 2017 i publikuar për Samitin e Triestes tregon qartë, se në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria sistematikisht po mbetet në vendnumëro për zbatimin e projekteve dhe shumë më pak e aftë se të gjithë vendet e tjera të rajonit të bindë BE-në, të investojë në infrastrukturën e vendit.

Samiti i Ballkanit Perëndimor është një nismë ndërqeveritare e krijuar në vitin 2014 për të nxitur një integrim më të madh mes vendeve të rajonit. Aktualisht janë anëtarë të Procesit të Ballkanit gjashtë vende të BE-së (Italia, Gjermania, Franca, Austria, Kroacia, Sllovenia) dhe gjashtë vende të Ballkanit (Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria).

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/07/2017 20:30

A ka noi lek me vjedh kta larot, se per projektet per Shqiperine nuk i bohet vone rilindasve.

Shkodran17/07/2017 15:16

Se kan kuptuar akoma "Triestagjite" qe ne ja fusim nje 10 tonshe hashash dhe jo 50 milion qe na japin ne keto pabuksat,por 500 milion i marrim me nje dore....pffff qe duam ne Europen dhe ndihmen e tyre...

Shto koment

Denonco