Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Si përfitoi Rama dhe Dako nga marrëveshja e 18 Majit, për ti dhënë fund betonizimit të Dyrrahut

VIDEO/ Si përfitoi Rama dhe Dako nga marrëveshja e 18 Majit, për ti dhënë fund betonizimit të Dyrrahut

11:10, 17/07/2017
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako së bashku me ideatorin dhe zbatuesin direkt të “Rilindjes urbane” Edi Ramën, kanë nxituar që ti japë dërrmën e fundit zbulimeve arkeologjike pranë Torës Veneciane, duke shfrytëzuar tinëzisht situatën politike në vend. Ditën e djeshme duke ju referuara portalit të specializuar për arkeologjinë “amfora.al”, Syri.net, risolli vëzhgimin e tyre filmik krahasues që tregon, se si ishte gjendja gjatë muajit Prill dhe si vërshoi betoni gjatë Qershorit, kur vendi ishte përfshirë nga situata zgjedhore.

Pas këtij lajmi në redaksinë tonë kanë ardhur denoncime të shumta nga qytetarët, të cilët tregojnë se betonizimi përreth të ashtuquajturës “Velierë”, ka rinisur me shpejtësi veçanërisht pas marrëveshjes Rama-Basha të 17-18 Majit. Situata e “çuditshme” që u krijua pas fillimit të bashkëqeverisjes PS-D-LSI, duket se është shfrytëzuar nga Dako që të përfitojë duke i intensifikuar punimet me beton gjatë natës, siç denoncojnë qytetarët durrsakë.

 Kështu beteja e gjatë mes opinionit publik, shoqërisë civile dhe arkeologëve të përgjegjshëm nga njëra anë dhe Edi Ramës me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako nga ana tjetër për trashëgiminë e Dyrrahut, duket se është fituar përfundimisht nga Rilindja e betonit edhe me “ndihmën” e opozitës, e cila i ndali denoncimet në këtë periudhë, jo vetëm për masakrën që po shkakton “Veliera”.

Pavarësisht se gjykata ka vendosur, pezullimin e punimeve në zonën A dhe i gjithë projekti i betonizimit të një prej aseteve më të çmuara të Shqipërisë përreth Torës Veneciane duhej të stoponte deri në një vendim përfundimtar të institucioneve përgjegjëse për atë çfarë ka nën këtë tokë, mësohet se Dako pas 18 Majit, tashmë më “i qetë” ka vazhduar punimet me shpejtësi, duke mbuluar me beton çdo objekt të lashtësisë.

Materialet filmike dhe fotografike të mëposhtme që po jua risjellim, nga blogu “amfora.al”, i administruar nga një grup arkeologësh, i cili i kushtohet tërësisht pasurisë kombëtare arkeologjike tregojnë qartë se çfarë është e aftë të bëjë “Rilindja” kur siguron heshtjen e opozitës dhe hutimin e gjithë opionit publik. Akuza me figurë këtë herë është tronditëse; në zonën e ndërtimit të Velieras në Durrës, betoni përfundimisht në mënyrë të pakthyeshme ka mbuluar jo vetëm zonën e mbrojtur dhe të cilësuar si potente për ato që fsheh poshtë, por edhe vetë gjetjet arkeologjike. I gjithi ky konstatim në pamje filmike kërkon ndërhyrjen urgjente të specialistëve, për të bërë vlerësimin dhe për të konfirmuar vërtetësinë e këtij vëzhgimi të realizuar nga “amorfa.al”, pasi dëmi që po i kryhet trashëgimisë duket se është në përmasa katastrofike, duke pasur parasysh se kjo zonë është, edhe pjesë e trashëgimisë botërore.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fotaq17/07/2017 13:19

Ska drejtesi te pavarur.Kaq do mjaftonte te perfundojne ne burg.

Shto koment

Denonco