FOTO/ Rama i futi emrin te “lista e zezë”, por ja çfarë bën ish-drejtori i Hipotekës Durrës

FOTO/ Rama i futi emrin te “lista e zezë”, por ja çfarë bën ish-drejtori i Hipotekës Durrës

11:08, 13/07/2017
A+ Aa A-

Në listën me 100 emra zyrtarësh të denoncuar për abuzime nga qytetarët e që kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook-un e tij ishte i përfshirë edhe emri i ish-drejtorit të Hipotekës Durrës, Ani Dyrmishi.

Po ndërsa kryeministri e futi emrin e tij në “listën e zezë”, Ani Dyrmishi vijon i qetë bashkëbisedimet dhe dëgjesat me komunitetin, duke ndjekur direktivën e dhënë nga kreu i qeverisë, menjëherë pas fitores së 74 mandateve të deputetit.

Nga një vëzhgim që DurrësLajm bëri në profilin e ish-drejtorit të Hipotekës, ditët e fundit ai ka postuar foto nga takimet me komunitetin e banorëve të njësisë administrative Katund i ri, ose me stafin e ngushtë që e shoqëroi gjatë gjithë fushatës deputeten e Durrësit, Milva Ekonomi.

“Vazhdon degjesa me komunitetitin, Njesia Administrative Katund i Ri!!! Shqiperia Qe Duam!!!” apo “Puna vazhdon, per te degjuar cdo shqetesim te komunitetit! Shqiperia qe duam!!!!” shkruan Dyrmishi në postimet e tij në rrjetin social, ndërsa i shoqëron ato edhe me foto.

Kujtojmë se Ani Dyrmishi mbajti postin e drejtorit të Hipotekës Durrës deri pak kohë para 25 qershorit.

Postimi i një foto të tij përkrah kandidates për deputete Milva Ekonomi nga kryeministri Berisha i kushtoi postin Dyrmishit. Ai u shkarkua nga Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, me akuzën për përfshirje në fushatën zgjedhore.

Dy ditë pas shkarkimit, Dyrmishi u shpreh se ai nuk kishte bërë asnjë shkelje, pasi kishte marrë pjesë në takimet elektorale gjatë ditës së dielë, kur e kishte ditë pushimi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco