Denoncimi: Ja skandali që po ndodh në Dhërmi, në mes të sezonit veror

Denoncimi: Ja skandali që po ndodh në Dhërmi, në mes të sezonit veror

11:53, 08/07/2017
A+ Aa A-

Një qytetar ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha, situatën sipas tij, skandaloze në bizneset që operojnë në plazhin e Dhërmiut.

Sipas qytetarit, çmimet aty janë 3 herë më të larta se në vendet e tjera, ndërsa asnjë biznes nuk ofron kupon tatimor.

Pushuesi dixhital denoncon:

Absurditetin e çmimeve ne Dhermi ne kete sezon turistik.

Lexoni mesazhin e tij. 

"Dhermi, ky katund me kaq shume pretendime duhet refuzuar ne menyre kategorike ose shteti duhet te luaj rolin e tij ne kete katrahure cmimesh dhe ku te gjithe e kane tangerllekun qe te mos te te begenisin fare me kupon tatimor.

Kjo industri duhet sabotuar ne menyre urgjente per ti dhene fund cdo lloj abuzimi qe behet me qytetaret.

Cdo artikull eshte me 3 - fishin e cmimit normal.

E tmerrshme, ku ne pikun e sezonit nuk sheh asnje makine apo agjent terreni te tatimeve.

Kohe absurde, ku per show mediatik terhiqen zvarre plaka e pleq qe shesin domate ne rruge e nuk len televizione pa thirrur, nderkohe qe ketej behet kerdia."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Robert08/07/2017 19:22

Ti zoteri i nderuar me shume gjasa je pronar i ndonje agjensie turistike dhe punon me qellim qe edhe ata pak turiste qe vijne ti devijoni ne Turqi ose Greqi.Sa per cmimet shpifje dhe vetem shpifje.Alternativa ka pa fund ne Dhermi,cmimet sa gjysma e cmimeve te hoteleve dhe restoranteve te Tiranes dhe gjithe Ballkanit.Mund te ankohesh per infrastructure te dobet.Sa per tatimoret jane 2 muaj ne terren:shembull:ne restorantin ku une punoj ne dy muaj ka patur 6 kontrolle dhe jane mbajtur 4 akte konstatimi.Mjaft me sabotime....shkrim i dobet dhe keqdashes.

emre08/07/2017 16:58

Domosdo . Te gjitha parate e krimit jane investuar ne Dhermi. Rama me ata kriminele mori pushtetin ,si thoni ju di ti pengoje ai te marrin perseri nje pjese te lekeve qe ata hodhen per ramen? Eshte nje shperblim per punen e mire qe kane bere

Leka 08/07/2017 13:25

Skandal për veten e tyre E cili është çmundur të rikthehet më , me këto çmime dhe me një shërbim tejet të dobët. Kamarjerë arrogant e pa pikë kulture

Shto koment

Denonco