FOTO/ Ndërtimi tek ish-parku i autobusëve, Malltezi i përgjigjet Maznikut: Ja dokumentet

FOTO/ Ndërtimi tek ish-parku i autobusëve, Malltezi i përgjigjet Maznikut: Ja dokumentet

19:30, 03/07/2017
A+ Aa A-

Kreu i departamentit Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi i është përgjigjur sot akuzave të bëra nga nënkryetari i Erion Veliajt, në bashkinë e Tiranës, Arbën Mazniku.

“Ja mashtrimi i Maznikut të edvinit: VSM e planit rregullues të Tiranës NDALONTE ndërtime në parqe dhe lulishte, ekzistuese apo të reja. Prandaj Edvini ndryshoi planin urban, rrëzoi këtë VSM për të nxjerrë një hartim pa dhëmbë dhe o burra të betonizojë parkun e madh, parkun rinia, parkun tek ish-parku autobusëve, etj”, shkruan Malltezi në faqen e tij në Facebook.

Sipas tij ‘shyqyr që VSM e planit rregullues të 2013 është dokumenti i botuar me ISBN se këta mashtruesit e Edvinit ta lajnë, shpëlajnë dhe ta lënë në dere ... se nuk kane as din e as iman.

Dhe për më tepër, nëse Basha do kish lëshuar leje ndërtimi në lulishte do dilja haptas të flisja se ndryshe nga këta qeniet pa dinjitet të PS, ne jemi njerëz të lirë”.

Mazniku akuzoi sot Malltezin se ishte hartuesi i planit të Tiranës, i miratuar nga Bashkia e Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

    12 lulishte i ktheu ne pallate Edi Rama. Gjynahqaret e bashkise qe i nxjerr te shpifin jane te paafte te mbulojne ca te verteta te hidhura. Nese bashkia paska bere detyren, atehere pse nuk filluan punimet e ndertimit javen e shkuar para zgjedhjeve? Prrallisnin per pyllin vertikal si zgjidhje te mungeses se hapesirave te gjelbra ne Tirane, por e kane per te kthyer pyllin horizontal ne pallate per xhepin. Jane shkaterruar per pallate:

    1. Lulishtja ne krah te ish ekspozites Shqiperia Sot

    2. Lulishtja perballe Sheratonit (sheshi Italia)

    3. Lulishtja ku u ngrit 23 kateshi i Fidelit (mbi varrin e Kapllan Pashes)

    4. Lulishtja perballe ish nderteses se PD (qendra Toptani)

    5. Parku xha Tomit

    6. Parku Rinia u kafshua ne 6000 m2 per lokalin e Edit dhe besnikut te tij

    7. Parku Rinia u kafshua edhe me 700 m2 per parkimin

    8. Parku Rinia po pergjysmohet tani per parkimin nentokesor te Edit dhe besnikut te tij

    9. Ish Kinema Republika

    10. Ish Kinema Imperial apo 17 Nentori

    11. Parku qe u cepetua perballe Fakultetit Ekonomik

    12. Kendi i Lojrave 7 Xhuxhat

    Te gjitha keto mesiper jane zhdukur me firmen e edi rames.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ujku8003/07/2017 20:05

    Nje gje se luan as topi. Si te majtet ashtu dhe te djathtet ja kane q* nenen Tiranes, para-mbrapa! Plehra!

    Shto koment

    Denonco