FOTO/ Zyrtarët e PD Malltezi e Olli paralajmërojnë: Hapa ligjore për të bllokuar ndërtimet

FOTO/ Zyrtarët e PD Malltezi e Olli paralajmërojnë: Hapa ligjore për të bllokuar ndërtimet

16:04, 03/07/2017
A+ Aa A-

Ish parku i autobuzëve duket si po i vjen fundi dhe qytetarët janë të thirrur në apel për të mbrojtur pasurinë e tyre publike.

Ashtu siç u paralajmërua edhe nga mediat para zgjedhjeve, Veliaj i kishte kërkuar komapnisë së ndërtimit që të frenonte punimet deri në datën 25 Qershor për shgmangur mërinë e qytetarëve të Tiranës në kutitë e votimit dhe më pas ishte e lirë të procedonte.

Dhe kështu ndodhi.

Dy ditë më parë fadromat dhe kardhi rrethues mësunë ish parkun e autobuzëve dhe nisën gërmimet, dhe qytetarët reaguan. Gjatë ditës zyrtarë të PD-së, drejtori i departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi dhe kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë Leonard Olli janë rreshtuar në krah të qytetarëve dhe kanë kërkuar ndalimin e kësaj masakre mjedisore.

“Është zona me ajrin më të ndotur në Tiranë. Cila është përgjigja e qeverisë së sotme? Prishi edhe të vetmin park që bashkia e shkuar kishte ndërtuar në zonë. Por ky park nuk është parku i vetëm, apo lulishtja e vetme që Edi Rama po i prish Tiranës. Janë të paktën 12 parqe dhe lulishte që kjo bashki i ka prishur Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës dhe më pas nën drejtimin e Edi Ramës si kryeministër”- ka deklaruar Malltezi i cili shtoi se “Në rast se ne nuk reagojmë të gjithë parqet kthehen në pallate”.

Ndërkohë kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë Leondard Olli tha se kjo është një kronikë e një masakre urbane të paralajmëruar.

Ai shtoi më tej se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë për të parandaluar këto maskra të paralajmëruara: “Është një denoncim i përhershëm dhe do të vijojë të denoncohet me forcë nga Partia Demokratike e cila do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë, duke filluar që nga pjesa e drejtësisë dhe referendumeve vendore, sikundër e tha z.Malltezi, për të shpëtuar edhe atë pak gjelbërim që ka mbetur në kryeqytet”- deklaroi Olli…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco