Berisha jep alarmin: Mafia po terrorizon demokratët. Ngrihuni kundër ‘Noriegës’

Berisha jep alarmin: Mafia po terrorizon demokratët. Ngrihuni kundër ‘Noriegës’

15:48, 03/07/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot faktin që sipas tij, këto ditë ka nisur një valë terrori ndaj demokratëve.

Sipas tij, mafia e ‘Noriegës’, po bën gjithçka që demokratët të braktisin vendin.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Ndal terrorit te mafies se zeze ndaj demokrateve!

Te dashur miq, nje vale terrori e papare ka shperthyer keto dite nga mafia e zeze e pushtetit ndaj demokrateve ne mbare vendin. Mafia e Norieges ben gjithçka, po perdor te gjitha format e presioneve antiligjore qe te largoje masivisht nga Shqiperia demokratet me familjet dhe bizneset e tyre.

Ky eshte rregjimi me i rrezikshem ne historine e vendit pas diktatures hoxhiste. Keni te bejme me nje klike e ndeshkuar, te mallkuar, te perçmuar nga 80% e shqiptareve.

Ne keto kushte tejet te renda, ftoj qytetaret te mos largohen nga Shqiperia por te organizohemi me te gjitha format e mosbindjes civile paqesore kunder saj.

Lexoni çfare shkruan biznesmeni demokrat dixhital! sb

"mirdita doktor berisha jam Sajmiri nga tirana kam nje biznes te mesem jam i djathte me bindje kam qen i persekutuar ne nje zon le kufitare ne perrenjas kurdohere kam votuar pd me i zhgynjyer se ket her as me 97 skam qen. ti mund ta kesh ket jnformacion po ta jap prap ka filluar geniocid kundra demokrateve e para jashte tirane ka per mbi 2 vjet qe ste mban njeri ne pun po sje i majte neper bizneset private shteti dihet tani ket jave kan filluar represjonet neper tiran sguxon njeri me fol per opozite. me mua sot esht hera e dyt qe me thon ik mos rri me shiti dhe ik me eshte neverit puna kam investuar gjakun e 27 vjeteve kam punuar 16 ore ne dite dilni flisni zoti berisha ku duhet te kemi shpres hera e par ne jet en time po e mendoj te iki genocidi ka filluar me bitin 1990 kishte shpres do beheshe me 2017 pas zgjedhjeve sme ka then njeri do rri ketu strategji zoti berisha fidel kastro e ka ber keshtu."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati03/07/2017 19:28

Pershndetje Dotor, Kam nje pyetje: Kujt ii ben thirrje per tu ngritur? Ju vete vute ne krye te PD nje njeri totalisht te paafte te organizoje nje parti, dhe sot po vazhdoni ta mbeshtesni. Kush duhet te ngrihet me shume se vete Kryetri i aktual i PD-se qe ju vazhdoni te mbeshtesni dhe nuk flet asgje? Pse duhet demokratet e thjeshte te vazhdojne te meshtesin nje parti e cila sic po del nga deklaratat e ish ministrave dhe ish deputeteve eshte e zhytur e gjitha ne korrupsion? Pse duhet te protestojne per te mbeshtetur praktikisht nje person i cili gjate gjithe fushates zgjedhore nuk foli nje here te vetme per korrupsionin galopant shteteror? Jo zoti Berisha. JU kemi mbeshtetur shume, por me fushaten e fundiit, dhe me qendrimet tuaja dhe te zotit Basha, jemi totalisht te zhgenjyer. PD, e vetmja force politike qe kishte shansi e madh per te luftuar kete kaste politike po shkon drejt shkaterrimit. Dhe pper kete jeni JU ne rradhe te pare pergjegjesi. Nuk eshte zoti Basha. Ai eshte vetem i papergjegjshem.

krasasi tp03/07/2017 16:50

Kam ndoshta me shume se tre vjet qe "keto format e mos bindjes civile paqesore"i ka sygjeruar si rruga e vetme e perzenies me daulle te asaj qe Ju , e konsideroni me te drejte "klike te rrezikshme".Per etike po tregoj gjysmen e nje ndodhije ku burri vuri tellallin"boni cboni e rrejti shejtoni, te kthehet te shpija, se e presin femija".Profesor Berisha,kesaj i thone "qani burrin tim, se une do thyej qafen ne nje dasem".Transparence te "marreveshjes pazar"para zgjedhjes se lidershipit te ri te PD.Pluralizmi dhe opozitarizmi ne Shqiperi ka mare nje goditje nokaut.shpetimi i vlerave dhe parimeve demokratike jane emergjence kombetare.Sigurisht vala e pare goditese do kaloj mbi demokratet dhe gjithe opozitaret, qe analizojne me mend ne koke dhe nuk kane kapur lugen per ta ngul ne "tepsine e shtetit".

Shqiptari03/07/2017 16:36

Sot dhe dje ne opozite eshte shume e lehte te kritikosh, te shohesh gabimet e pushtetit, te shash qeverisjen aktuale, te ngresh zerin dhe te protestosh. Nje pyetje per Dr. Berishen. Pse i humbe zgjedhjet ne 2013-en? Cfare bere gjate qeverisjes 8-vjecare per t'i mbajtur shqiptaret ne Shqiperi dhe te mos largoheshin nga syte-kembet? A e degjove ndonjehere zerin e qytetareve kur kritikohej qeverisja juaj? Pse demokratet behen shpirt njeriu vetem kur jane ne opozite?

Lomy03/07/2017 16:11

Normal qe do ndodhe kjo - ti bere pazar me ramen per hallet e tua familjare e tani do te justifikosh bojkotin me ikjen (ashtu si dhe rama) per te shpetuar dhe ca kohe lulin...

Shto koment

Denonco