Zgjedhjet në PD, vjen sqarimi për 7 kërkesat e Astrit Patozit. Ja çfarë thuhet në deklaratë

Zgjedhjet në PD, vjen sqarimi për 7 kërkesat e Astrit Patozit. Ja çfarë thuhet në deklaratë

14:41, 03/07/2017
A+ Aa A-

Përfundimi i afatit të regjistrimit të kandidatëve për kreun e PD-së, ka sjellë edhe një deklaratë nga dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Ata i janë përgjigjur edhe 7 kërkesave të bëra nga Astrit Patozi.

Më poshtë deklarata e plotë:

Ne perfundim te procesit te paraqitjes se kandidaturave per Kryetar te PDSH, kane paraqitur dokumentacionin ne sektorin e Organizimit disa kandidate. Sot do te mblidhet Kryesia e PDSH per te miratuar kandidaturat qe do te garojne per Kryetar te PDSH.

Ne lidhje me disa pretendime te ngritura gjate ketij procesi sqarojme:

1. Cdo kandidat paraqet kerkesen e tij ne sektorin e Organizimit te PDSH. Statuti i PDSH, dhe aktet e tjera te dala ne zbatim te tij si dhe organizmat e PDSH garantojne gare te ndershme, te drejte dhe te barabarte per kedo qe desheron te kandidoje.

2. Procesi i shpallur i gares per Kryetarin e PDSH eshte normal dhe bazuar ne statutin e saj. Kryetari i Partise, bazuar ne nenin 43, pika 2 ka autorizuar delegimin e te gjithe vendi-marrjes organizative te dy Nenkryetaret dhe Sekretari i Pergjithshem.

3. Neni 30, pika 2, flet per paraqitjen e kandidateve per pushtet qendror dhe vendor: “Kryesite e Degeve vendosin per kandidaturat e Keshilltareve vendore. Per bashkite e kategorise se pare, lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesite e Degeve miratohen nga Kryesia e PDSH.”

Kompetencat e Kryesise se PDSH percaktohen ne nenin 40, pikat 1 deri 9. Ne asnje prej tyre nuk parashikohet e drejta e Kryesise per te hapur garen per Kryetar Partie.

4. Koha e zgjedhjes se Kryetarit te PDSH dhe organeve te tjera te saj percaktohet ne nenin 58 te Statutit: “Te gjitha organet e Partise duhet tu nenshtrohen zgjedhjeve te pakten cdo kater vjet. Sikurse dihet zgjedhjet e fundit jane zhvilluar me 22.07.2013. Zgjedhjet e ardhshme do te mbahen me 22.07.2017.

5. Databaza e partise krijohet dhe administrohet ne perputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 percakton detyrimin e mbajtjes se Regjistrit elektronik dhe pika 2 e ketij neni thote: “Rregullat e hollesishme per formatin e regjistrit, administrimin, dhe aksesimin e tij percaktohen me vendim te Kryetarit te Partise.

Ne vendimin e dy nenkryetareve te partise per hapjen e gares per Kryetarin e PDSH percaktohet se ne votim do te marrin pjese vetem ata te cilet jane antare te PDSH deri ne daten 28.06.2017.

Qe nga data 28.06.2017 ne PDSH nuk ka patur dhe nuk do te kete antaresime te reja deri sa te perfundoje procesi i zgjedhjes se kryetarit te saj.

Listat e antaresise administrohen sipas statutit dhe rregullave te permendura me siper. Cdo dege e PDSH ku do votohet per Kryetarin e PDSH do marre ne avance ne perputhje me vendimin e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale kopje te listes se antaresise te Deges se saj te cilen ajo e disponon edhe ne Dege. Listat e votimit sipas percaktimeve ne statut do administrohen nga komisioni i votimit i cili kryesohet nga Kryetari ose Sekretari i Deges dhe antare te tjere qe i zgjedh Kryesia e Deges. Cdo kandidat do te kete vezhgues ne cdo komision votimi.

Cdo Dege e PDSH administron databazen e antaresise se saj. Cdo ndryshim ne Databazen ne qender behet vetem me kerkesen zyrtare te Deges shoqeruar me dokumentacionin e plote te antarit qe shtohet apo largohet.

6. Komisioni i Organizimit dhe kontrollit te Operacioneve Elektorale, perberja e tij dhe kryesimi krijohen ne baze te nenit 46 te statutit dhe eshte kompetence e Kryesise se PDSH.

Sipas pikes 2 te ketij neni ai ka autoritetin per pergatitjen dhe organizimin e operacioneve te votimit ne nivel kombetar dhe territorial dhe siguron rregullsine e tyre. Ai nderhyn ne zgjidhjen e ceshtjeve elektorale ne Deget e Partise ne perputhje me aktet e nxjerra per kete qellim. Ai pergjigjet perpara Kryesise se Partise.

Ne keto rrethana ne si drejtues te PDSH nuk mund te plotesojme kerkesa qe nuk parashikohen apo jane ne kundershtim me statutin, dhe as te ndryshojme statutin e PDSH.

Ne garantojme qe brenda kompetencave tona do sigurojme per cdo kandidat nje proces te rregullt, te ndershem dhe te barabarte sipas statutit te PDSH.

NenKryetaret e PDSH:

Edi Paloka – Edmond Spaho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali03/07/2017 15:52

Keta te dy ose jane deri ne fyt dhe te trembur ose jane te marre. Keta flasin sikur sikur PD mori rezultatin me "publicitar" nder vite dhe po pregatitet per te krijuar qeverine. Ore specie mos e shkaterroni PD perfundimisht ose te pakten mos u beni pjese e atyre qe duan shkaterrimin perfundimtar te saj.

Iliri03/07/2017 14:45

Databaza ti kaloj Ristanit. E njof mire Arbenin eshte i pergatitur ne SQL.

Shto koment

Denonco