Zjedhjet për kreun e PD, reagon Patozi: Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

Zjedhjet për kreun e PD, reagon Patozi: Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme

12:37, 03/07/2017
A+ Aa A-

Nga Astrit Patozi

Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.

Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t'i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.

Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor.

Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t' i jepte asaj shansin e vetëm për t'u ringritur.

I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.

Ky ishte detyrim i panegociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe edhe të gjitha kërkesat e tjera.

Ndaj është fare e qartë për të gjithë, Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.

Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.

Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri03/07/2017 19:56

Epo meqe e filloke i pari, urno pergjigjen: tetmoter, tetteme, tetate, tetvella e cte permbaj pragu pa asnje mishire te shkerdheheni deri ne vdekje. Hajd shendet, jam i sigurte qe do e lexosh se kuptohesh se kush je.

Iliro03/07/2017 16:44

.. te plotesohet edhe kerkesa per te te shkerdhyer sateme! Po rri o derezi, ckerkesa ka Patozi ore!

Per Zhaben03/07/2017 15:18

Ik shiko ate drogaxhiun tend ti qe nuk pranoi jo gare sic po e lejon Basha, por shpalli, shpiku dhe nje referendum si kafshet e pyllit. Vetem kafshet e pranuan kerkesen e Majmunit nese lejohet majmuni te rri I vetem ne peme apo duhet dhe nje qukapik. E kupton O Shaba, Zhaba apo zhapiku.

lali03/07/2017 14:48

Patoz leshi...sben per asgje..rob koti

Shaba03/07/2017 14:06

Perseri, fatkeqesisht, gabimi fatal i 2013-tes per PD-ne po ndodh. Pse nxitoheni kaq shume per te zgjedhur kryetarin e ri? Kush po ju nxiton ne kete hap kaq fatal dhe te nxituar? Ky nuk eshte nje proces demokratik!! A kerkoi Basha votim elektronik? Le ta eksperimentoje dhe ta testoje ne zgjedhjet e PD-se. A kerkoi zgjedhje te barabarta, te ndershme dhe demokratike? Le ti zhvilloje ato brenda PD-se. Per zgjedhje te barabarta, se pari, Basha dhe te gjithe drejtuesit lokale neper rrethe duhet te japin urgjentisht doreheqjen dhe mos te bejne lojra ngri-shkri! Zgjedhja qysh ne fillim e kryetarit te ri, pa bere analizen e thelle te humbjes, eshte teper e nxituar. Po fillohen perseri punet keq e me keq, po fillohet perseri gabim, po fillohet nga fundi si ne 2013, pa bere asnje analize te humbjes, te gjithe neper vape, pa asnje motiv, pa asnje platforme, do te perfshihen ne fushate per kryetarin. Cilin te zgjedh dhe perse, per cilin te votoj dhe perse ta votoj? Mungesa e analizes se humbjes dhe mosnxjerrja e mesimeve ishte gabimi kryesor qe e coi PD-ne vec te tjerave drejt humbjes se 200 mije votuesve. I njejti gabim do te coje drejt humbjes se 200 mije te tjereve ne zgjedhjet e ardheshme. Per nje PD te shendetshme dhe te besueshme, keto hapa jane te domosdoshme: 1. Duhet bere nje here analiza e thelle e humbjes se PD-se, duhet te dalin shkaqet, shkaktaret, pergjegjesite, pergjegjesit dhe te nxirren mesimet. 2. Pergjegjesit te japin llogari perpara demokrateve. 3. Per te garantuar gare te barabarte dhe te ndershme, te dorehiqen nga te gjitha forumet drejtuese partiake te gjithe drejtuesit qendrore dhe lokale dhe deputetet pergjegjes te humbjes. 4. Nuk duhet nxituar per te zgjedhur menjehere brenda 1 muaji kryetarin e ri. 5. Riorganizimi i ri i PD-se pas kesaj humbjeje duhet te behet me parimin 1 antar, 1 vote dhe me primare. 6. PD zgjedhjet ne te gjitha strukturat duhet t'i filloje ne shtator nga baza pas analizes se humbjes, duke zgjedhur fillimisht me primare strukturat baze sipas parimit 1 antar 1 vote, pra fillimisht kryetaret e degeve ne rrethe dhe strukturat perkatese dhe pastaj duke kulmuar ne fund, nga mesi i tetorit ose nentorit, me zgjedhjen me primare te kryetarit te PD-se dhe strukturave qendrore dhe jo nga fundi, duke zgjedhur ne fillim kryetarin dhe pastaj ata lokalet neper rrethe. Kjo eshte me demokratike, transparente, e drejte dhe ngjall shpresen e ringritjes se PD-se. Ne rast se zgjidhet kryetari i PD perpara kryetareve dhe drejtuesve te strukturave lokale ne baze, atehere PD-ja do te percahet shume me keq se sa sot sepse kryetari do te ndikoje qe ne baze te zgjidhen mbeshtetesit e vet, tarafi i vet dhe klani i vet. Kjo eshte kaq e thjeshte nese duan vertet nje PD fituese.

like03/07/2017 13:32

FUCK YOU UP o ilir!

Mbaj pergjegjesite e tua03/07/2017 13:08

Po pse nuk e dhe dorheqjen si deputet kur humbe 2013. Je nje falso dhe nie lejlek qe te ka varur Rama posten ne qafe dhe endesh si pule pa koke. Ku e ke vizionin ti O Patoz. E di qe ti me Selamin beni nje dyshe te mirfillte te shtegtoni ne cdo kontinet dhe kthehuni pas dy dekadash dhe do gjeni ate qe meeritoni. Flet ti per standarte, flet Selami per vision. Mire e ka Selami se e solli Berisha nga ounetor lavazhi ne Amerike e futi ne parlament. Dhe per kater vjet ndenji ne parlament mu si mumje, si buf dhe nuk foli nje fjale.

Iliri03/07/2017 12:58

Te plotesohen kerkesat e Patozit urgjentisht!

Shto koment

Denonco