Kandidati i PD: Në një fshat të Elbasanit nuk mora as votat e komisionerëve demokratë

Kandidati i PD: Në një fshat të Elbasanit nuk mora as votat e komisionerëve demokratë

23:20, 29/06/2017

Kandidati i Partisë Demokratike Fitim Zekthi, i 6-ti në Qarkun e Elbasanit i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se në një fshat të Elbasanit nuk ka marrë as votat e komisionerëve.

“Nuk ka mundësi që në Qarkun e Elbasanit, PDIU që nuk ofron asnjë program të dalë forca e dytë. Ata funksionojnë si një parti me njerëzit e tyre në çdo qendër votimi. Ata nuk bëjnë fushatë. Rrinë aty dhe duan 100 vota për qendër votimi. Gjatë kohës targetojnë njerëz. Natën e së premtes paguajnë paratë. Jo vetëm PDIU, por edhe LSI dhe PS e ka bërë masivisht.

Elbasani është një qark që rreh majtas. Mund të jetë një diferencë 8 me 6 për të majtën, por kurrë 9 me 5 dhe aq më pak me 3 për të djathtën. Është një fshat që quhet Lisaj. Atje nuk ka rrugë. Kishte një tërsëllëm të tmerrshëm kundër qeverisë. Ata mbjellin duhan dhe nuk kanë marrë paratë. Unë kam marrë vetëm 6 vota, as votat e komisionarëve”, tha Fitim Zekthi.

Lexo edhe:

Komentet

Realisti30/06/2017 09:51

Besoj qe nuk te kane kuptuar kur ke bere fushate, ashtu si shume te tjere nuk te marrin vesh kur flet ne ndonje emision ne TV, sepse ti nuk perdor as pika, as presje por i nxjerr fjalet si karikator, te gjitha menjehere dhe me shpejt se papagalli...

Troc30/06/2017 09:10

Eshte e qarte se nuk do ti merrte pasi ne liste i dyti ishte Endri Nuri Hasa i cili falsifikoi dokumentat dhe mori kredi si "ipastrehe" Zekthi ishte kandidat shume i mire, por cedo se u fut ne liste nje arrivist si Endri dhe elektorati u pergjigj si duhet. Basha beri mire qe largoi ardian e aurel etjj por... perseri gaboi ?? apo ????

Ardian30/06/2017 07:58

Me kete popull nuk merresh vesh, se eshte bere si prostitute. Dhe ne fakt nuk mund t'i thuash prostitutes, pse shkoi me ate tjetrin, kur ai tjetri pagoi me shume.

Shto koment