Ja ç'thotë sot kryebashkiaku i ri i Kavajës, demokrati Isa Sakja

Ja ç'thotë sot kryebashkiaku i ri i Kavajës, demokrati Isa Sakja

09:04, 28/06/2017
A+ Aa A-

Isa Sakja, kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Kavajës, i ka dërguar një mesazh sot qytetarëve të tij, ku thotë se luftoi për një bashki qytetarësh, pa i ndarë ata në të majtë e të djathtë. 

"Faleminderit të dashur bashkëqytetarë! - shkruan ai në Fb. - Faleminderit që qëndruat, luftuat dhe më besuat!

Ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë qytetare që zhvilluam sëbashku për një Kavajë për qytetarët e saj, për një bashki në shërbim të qytetarëve, pa i ndarë ata në të djathtë e të majtë. Mirënjohje!" - përfundon Sakja.

Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.

Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco