Basha pas fitores në Kavajë: Urimet e mija për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave

Basha pas fitores në Kavajë: Urimet e mija për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave

03:40, 28/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur fitoren e kandidatit të djathtë në Bashkinë e Kavajës Isa Sakja në një postim në ‘Facebook’.

'Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë:

Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës!

Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirenjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë!

Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë.

Zoti e bekofte Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!',

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo28/06/2017 12:03

Basha pasi doli nga cadra, "harroi" te permende krimet, kanabizimin dhe bandat ne sherbim te Rames. Ky qendrim i tij solli shume spekulime nga shtypi ( dhe jo pa arsye) i shitur dhe nga ai qe e mbeshteti per 90 dite, si dhe konfuzion tek mbeshtetesit e PD se cfare mareveshje kish bere Basha me Ramen. Tani eshte shume vone Z. Basha te na flasesh per bemat e Rames se ai te futi shume bukur ne gracke!

SHKODRAN28/06/2017 08:10

Hajde merre vesh ca behet ne kete vend.Kjo tregon qe qytetaret nuk votojne sipas deshires,por sipas shitjeve te votes.

labi28/06/2017 07:19

ky eshte lajme i bukur

tosi28/06/2017 06:11

kavaja e dha shenjen per ndryshim

Burimi 28/06/2017 04:45

Urime!

Shto koment

Denonco