Ministrja e Arsimit rrethohet në zyrë nga njerëz të armatosur, Haki Çako nuk i vjen në ndihmë

Ministrja e Arsimit rrethohet në zyrë nga njerëz të armatosur, Haki Çako nuk i vjen në ndihmë

00:25, 28/06/2017
A+ Aa A-

Persona të armatosur janë futur tani në mesnatë në oborrin e ministrisë së Arsimit.

Ministrja Mirela Karabina që ndodhet në zyrë kërkon largimin e tyre, por ata pretendojnë që janë polici private dhe i ka kontraktuar Sekretari i Përgjithshëm i pezulluar nga ministrja.

Ministrja Karabina prej disa minutash po i kërkon ndihmë drejtorit të Policisë së Shtetit Cako, por ai nuk i përgjigjet as mesazheve të saj.

I kanë bërë thirrje prej 30 minutash policisë në numrin  112, por as ata nuk i kanë ardhur në ndihmë ministres.

Situata në oborrin e ministrisë së Arsimit, është e tensionuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini28/06/2017 07:22

Ky eshte shteti!

Gjergj Thanasi28/06/2017 00:43

Rasti i zonjes Karabina tregon qarte ndryshimin ndermjet burrave zonja te PD-se dhe grifshave te LSI-se.Kur Ilir Metes i plagosen nje militant (fshatar nga rrethinat e Lezhes), ai mori eskorten presidenciale mbi 10 burra me arme brezi e krahu, ngjeshi vete Glockun ne brez dhe ua beri te qarte Ndokerve te Rilindjes se gjaku paguhet me gjak.Ndokerit e Rilindjes te specializuar vetem ne menaxhim prostitucioni d.m.th torturim vajzash te mjera per t'i vene te punojne ne trotuar, ia mbathen nga syte kembet.Sonte nje minsiter PD-ist sih kolonel forcash speciale, ish luftetar ne terren edhe ne Provincen e Helmazit ne Afghanistan nuk ngjesh armen ne brez e bashke me eskorten te carmatose ose edhe te shkoje ne plumb policet private te zhulanjosit ish sekretar te pergjithshem te ministirise se arsimit. Kur nje ish kolonel i BOS-it te Farkes nuk guxon te arrije nivelin e ish shtangistit ILIR META e tu pergjigjet horrave te Plarent N....se me plumb, te vetmen gjuhe, qe ata kuptojne, c'pret nga burrat e tjere zonja te PD-se?!?!?!?!? Ftoj te gjithe militantet e PD-se te sjellin argumente kundra (jo politikisht korrekt ju lutem, se Trump-i president nuk eshte politikisht korrekt) ketij konstatimi tim!

Salvo28/06/2017 00:32

MIRESEUZGJUAT DJEMA!

Shto koment

Denonco