Reagon Topalli: Demokratët të marrin fatin në dorë dhe të kthehen në krye, ti dalim zot PD-së

Reagon Topalli: Demokratët të marrin fatin në dorë dhe të kthehen në krye, ti dalim zot PD-së

22:23, 27/06/2017
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila nuk ishte e përfshirë në listat e PD-së në zgjedhjet elektorale që sapo lamë pas, ka reaguar ashpër pas deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha.

Me anë të një reagimi në Facebook, topalli e ka quajtur të turpshëm deklaratën e Bashës, duke theksuar se një sjellje e tillë mund ët çojë në asgjësimin e PD-së.

‘Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar , tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushte. nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerje qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.

Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe.

Ai eshte" i paafte per t' u turperuar." , shkruan Topalli në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi28/06/2017 00:27

demokrate si puna jote nuk meritojne te marrin ne dore pd, ti vetem e ke shfrytezuar pd dhe kurre nuk i ke respektuar strukturat ne baze. pd ne baze nuk funksionoi asnje here si parti e organizuar, pyetini antaret cfare kuote minimale kane paguar per fondin e partise. keq me vjen por pd ka funksionur me shume si nje klan rreth berishes dhe me kete mentalitet kerkohet qe te vazhdohet. nqs strukturave ne baze nuk u kerkohet reformim i plote, do vazhdohet si deri tani qe per gjithcka te vendosin deputetet. a kane dhene ndonjehere deputetet llogari perpara strukturave ne baze? asnjehere.qe ketu fillon reformimi

Shaba27/06/2017 23:46

Filluan ndyresirat qe nuk votuan per PD dhe mezi po prisnin humbjen. Pse nuk u dorehoqen Ruli, Bregu, Imami, Jozi, kur PD-ja humbi ne zgjedhjet e 2013? A mbajne keta pergjegjesi per humbjen e 2013??? por hengren edhe 4 vjet mandatin e deputetit??? O Demokrate gjykojini vete keta legena dhe verjuni fshehsen ndyresirave!

Salmedo27/06/2017 22:51

Ne "cdo vend te botes", thote zonja Topalli; por a ka ndonje vend ku mbahen zgjedhje si tek ne dhe, per me teper, si keto te fundit? Me pas, kjo eshte "fatura" qe e pergatitet vete; ishit ju qe i kerkonit Bashes te hynte ne zgjedhje, ndonese e dinit mire se si ishin kushtet. Thjesht e pate si nje rast i mire qe te vinte kjo dite, me synimin per te marre drejtimin e PD. Kete e kupton edhe me lulaku ne politike.

Salvo27/06/2017 22:43

Thirrjet e ketyre njerezve, qe kundershtarin e jashtem te kundershtarit te brendshem e quajne partner, jane as me shume, as me pak, por klithma te mykura xhaketash te vjetra te brera nga mola e deshires se ethshme per karrigen e pushtetit.

Shto koment

Denonco