VIDEO/ Lulzim Basha ngrin veten në krye të PD dhe hap garën për kryetarin e ri

VIDEO/ Lulzim Basha ngrin veten në krye të PD dhe hap garën për kryetarin e ri

21:00, 27/06/2017
A+ Aa A-

Vetëm pak minuta më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, duke njoftuar se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së dhe duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Konferenca e Bashës erdhi vetëm 30 minuta pasi KQZ-ja e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, rezultati më i keq i PD-së në vite.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Në të gjithë betejën që bëra unë dhe PD, kundër trafikut të drogës, kanabisit, dekriminalizimin, sërish krimi nuk u ndal.

Vota u ble.

Kjo ishte e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në 25 qershor ishte triumf i paligjshmërisë.

Vota që mori PD në 25 ishte e keqe. Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të votojnë.

Unë dhe PD nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, luftë që unë dhe PD kemi ndërmend që ta fitojmë. Mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë nga qytetarët, por nga korridoret e errëta.

Nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës.

Kam reflektuar thellë këto ditë.

Unë marr të gjitha përgjegjësit për rezultatin. Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një analizë të thellë, mes atyre që dolën kudër dhe atyre që luftuan me mish e me shpirt.

Se ku gabuam nuk e përcaktoj unë dhe as ata që luftuan kundër. Për këtë arsye kam vendosur të ngrij funksionet e mia dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve për të organizuar garën brenda PD-së me votën një anëtar një votë.

Unë kam një projekt dhe atë do e vlerësojnë demokratët.

Gjëja më e  thjeshtë është që të largohesha, por unë nuk do të iki ti braktis demokratët por do të luftoj deri në fund për ta dhe me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy27/06/2017 23:42

Shpresoj t'i kesh bere leket kesaj rradhe or lulzime se ndryshe do ishe thjesht nje idiot qe perfitove nga pozicioni i dhuruar e more ne qafe nje parti te tere...shite gjysmen e popullit! Keput qafen tani se si me ty e si pa ty pd ka mare fund e do trashegohet nga ata qe dogjen 8 vjet pushtet e dhuruan 8 ose 12 te tjera - femijet e bajraktarit qe ferkojne duart pas perdeve ku marrveshja me ramen ka qene shume here me e forte se e jotja - ti e kreve punen tende po te pakten mos te te shohim me fytyren verdalle se na dhemb! Te fala kunatit me shoqe shume...

Fonsi27/06/2017 21:44

Sali Berishen nuk e shiti ky jo. Po ta kishte shitur nuk do ishte bojkotuar. Por ai nuk ka b.... te shese Sali Berishen sepse u emerua nga ai si lolo ne krye.

emiri27/06/2017 21:38

o shkodran si duket je da-----i i topallit ,iku nga karrigja e deputetit dhe ty te ka len pa gje ti je nje rrote k--i dhe pi--e qe se ke shoqn basha eshte dhe do te jete prape ne krye te PD ,DO APO NUK DO TI. u prball i vetem me shtriga e salemit dhe shume skile te tjere qe me te mire benin meten sesa bashen ku ishit dje ju leshko te ndyre

Daj Jaku27/06/2017 21:36

Gjetja e një emërtimi të ri për të ndënjur në detyrë. EDrama dha dorheqjen nga kryetar i PS kur humbi zgjedhjet, por mbeti "kryetar në detyrë". Luli rrin kryetar i ngrirë "në frigorifer përderisa të kalojë vera e nxehtë. U bënë shumë kurbane në PD. Mendoj që Rama mund ri gjejë Lulit ndojnë vend në Hollandë, në dipllomacitë e BE, meqë e konsideroi edhe si djalë të mirë.

Shkodran27/06/2017 21:22

Dy gjera jan te sigurta dhe se luan topi. O ti je nje rrot k... qe sja ke iden politikes dhe perfundimisht tu mbush mendja dhe ty qe sben per ate pune,ose e shite Partin Demokratike pa marr parasysh Sali Berishen dhe gjith njerezit qe e ndjeken kete parti me vite nga mbrapa...zgjidhe vete.

Shto koment

Denonco