Shpërthen Fatmir Mediu/ PD pa memorie historike në fushatë, si magazinë pa inventar

Shpërthen Fatmir Mediu/ PD pa memorie historike në fushatë, si magazinë pa inventar

17:04, 27/06/2017
A+ Aa A-

Mungesa e përfshirjes aktive në fushatë të aleatëve të Partisë Demokratike, për kryetarin republikan Fatmir Mediu është një ndër faktorët e humbjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare. Mediu gjithashtu kritikon vendimin e Bashës për të lënë personalizuar fushatën dhe për të lënë jashtë saj figurat historike të Partisë Demokratike.

“Ajo që mungoi ishte fryma e një opozite funksionale. Ishte një drejtim vetëm PD-ja, do t’jua them z. Basha, do t’ja them dhe z.Berisha, për fatin e keq memoria historike në Partinë Demokratike është shumë e dobët. Është si një magazinë pa një inventar. Z.Mustafaj është një asset i PD, duke ardhur në fushatë, duke bërë fushatë për PD pa pasur interes specifik të vetin. Por sa të tjerë ka që duhet të ishin bërë pjesë aktive e fushatës elektorale? Për fatin e keq ndonjëherë idea e krijimit të kësaj idesë brezat e rinj brezat e vjetër, krijon një lloj konflikti që krijon një lloj përjashtimi’.

Kreu i Republikaneve ka rezerva edhe për marrëveshjen e Bashës me kryeministrin. Për Mediun qëndrimi në opozitë sjell si nevojë reformimin e Partisë Demokratike duke nisur që nga kryetari i saj. Fatmir Mediu është kategorikisht kundër përfshirjes së opozitës në qeverinë që do të prodhojnë zgjedhjet e 25 qershorit. Katastrofale qeverisja me Ramen, le vendin pa opozite, pasi LSI është e majtë./tvklan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini28/06/2017 09:18

shitjet e citjaneve do arrijne nivele historike tani...

Sot dole28/06/2017 09:07

Z.Mediu po na cudit, asnjehere nuk kandidove ne kualicion ne listen e PR, por ne listen e PD. Edhe njerezit qe vure ne listat e PR ne kualicion me PD ne 2013, ish drejtoret e tuaj hajdute te pyjores si Luan Duzha, mbas mbasi moren mandatin me votat e PD kaloi me LSI dhe tdni me PS. Kujt i kerkon llogari, ishte detyra jote te dilje dhe te beje fushate dete me dere, ju nuk arrini te gjeni nje komisjoner, shif republikanet e tu edhe ti bashke me ta te tepsise jeni. Lul Basha eshte ne te srejten e vet dhe do te ja dale.

Shto koment

Denonco