Ja se me çfarë do të përballen shqiptarët në 4 vitet e ardhshme

Ja se me çfarë do të përballen shqiptarët në 4 vitet e ardhshme

16:05, 27/06/2017
A+ Aa A-

Shqiptarët vendosën t’ia besojnë qeverisjen e vendit Edi Ramës edhe për një tjetër 4-vjeçar. Vota e të dielës i jep atij mundësinë të qeverisë i vetëm dhe të diktojë pa pengesë vendimet ekzekutive.

Kjo ishte edhe kërkesa që ai pati ndaj votuesve, të cilët ende nuk e dinë se çfarë do t’u ofrojë qeverisja tërësisht rilindase e Ramës.

Premtimi i artikuluar qartë në këto zgjedhje ka qenë ai i reformimit të administratës shtetërore. Thënë më qartë, largimi i militantëve dhe vendosja e meritokracisë.

Teksa edhe shumica e atyre që e kanë votuar janë skepktikë, pasi kanë parë që Rama ka emëruar në drejtori të rëndësishme “Dogana, Tatime, Lojëra Fati, QSUT etj) vetëm njerëz të tarafit të tij, për ta gjykuar për këtë, votuesit e tij do të duhet të presin.

Por ajo me të cilën do të vazhdojnë të përballen shqiptarët edhe në këto 4 vjet janë taksat e larta, papunësia, emigracioni, krimin e lidhur me politikën, përdorimin e parasë publike për tendera klienteliste etj.

Edi Rama mohoi gjatë fushatës se do të ulte taksat. Madje e quajti të rrezikshëm planin e PD –së për uljen e tyre. Papunësia përllogaritet në 14 %, një ndër më të lartat në rajon, me afro 46 % të të rinjve të papunë.

Në 4 vitet që shkuan Rama nuk e realizoi premtimin e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe të gjitha shifrat e sforcuara të tij, bashkë futjen në skemë të atyre që punonin në të zezë, arrin në 180 mijë.

Nëse do të ketë këtë ritëm, ndonëse nuk e pati prioritet të fushatës, premtimi i tij i vitit 2013 nuk do të mund të realizohet as në vitin 2021, pasi skemës së të papunëve do t’i shtohen brezat e rinj që dalin çdo vit nga bankat e shkollës.

Shqiptarët do të përballen edhe këtë mandat qeverisës të Edi Ramës me emigracionin.

56 % e tyre, sipas Gallup, duan të emigrojnë. 200 mijë ishin aplikimet e vitit të kaluar për Lotarinë Amerikane. Mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë u larguan gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkuan azil politik dhe ekonomik në vende të BE –së.

Trendi nuk duket se do të ndryshojë.

Nuk priten ndryshime as në përdorimin e parasë publike për shërbime të dhëna me koncesion.

Pavarësisht akuzave se dha mbi 600 milionë euro për koncesione të dyshimta që u fituan nga klientët e tij, Edi Rama i mbrojti këto vendime edhe gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të heqë dorë nga kalimi tek privati i të tjera shërbimeve shtetërore, që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Pra nga taksapaguesit, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë. 

Në këto zgjedhje ndodhi ajo që opozita e PD –së kishte paralajmëruar deri në kohën kur Lulzim Basha vendosi të pajtohej me Edi Ramën; blerje massive e votave me para të pista, me shumë gjasë të ardhura nga trafiku i kanabisit. 3 miliardë euro para të pista të trafikut të drogës, deklaroi ambasadori i OSBE, mund të përdoreshin në këto zgjedhje.

LSI, tashmë në opozitë, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, si të lidhur me këto banda kriminale, me qëllimin për të blerë votën dhe pushtetin.

OSBE – ODIHR, në raportin paraprak evidentoi se vota u ble masivisht dhe se ndaj votuesve pati presione të shumta. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ato të 2015-ës apo zgjedhjet e pjesshme në Dibër, fenomeni i blerjes së votës nga banda që dyshohet se përdorin paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka pasur një trend rritës të frikshëm.

E parë në këtë këndvështrim, situata nuk pritet të ndryshojë as në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019.

Në këtë mënyrë, vullneti i shqiptarëve do të mbetet i deformuar për shumë kohë. Dhe fushatat elektorale ku forcat politike do të duhet të përballen me dështimet apo programet e tyre, do të jenë tërësisht të pakuptimta, për aq kohë saqë pushteti mund të blihet dhe s’është e nevojshme t’i bindësh votuesit me platforma apo t’i japësh llogari për premtimet e pambajtura, korrupsionin, aferat me paranë publike, lidhjet me krimin, rritjen e papunësisë apo pakësimin e popullsisë me largimin e pjesës më vitale të saj, jashtë vendit. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi27/06/2017 17:51

fatkeqesi qe ky popull vazhdon te vegjetoje dhe cohet vetem kur i teket partise qe ka mbeshtetur.rriten taksat,rriten cmimet,rriten sherbimet,rriten gjobat rrltet karburanti,rritet energjia elek,rritet uji,shperdorohet paraja publike sikur te ishte pasuri e askujt,dhe ky popull nuk gjen dot forca ne vetvete qe ti kundervihet cdo lloj pushteti abuzues,ketij te sotmit ne menyre te vecante.sindikatat te shitura dhe pothuaj inegzistente,shoqeria civile e shitur,kur do ta kuptoje ky popull qe asnje qeveri nuk e vret mendjen per te, POR ai ,populli, e ka per detyre qe cdo lloj qeverie ti kerkoje llogari se cfare po ben me taksat qe paguan

Salvo27/06/2017 16:45

Kjo ishte cfare donin BE-USA; megjithese iu tha se si qendronte problemi, askush nuk e vuri ujin ne zjarr; perkundrazi, i benin thirrje gladiatorit te shkonte "me vullnet te lire" drejt nje fundi qe te gjithe e dinin, Tanime, trumpiane, merkeliane, sorrosiane, erdoganiane, gyleniane jane te lumtur

Shto koment

Denonco