E FUNDIT/ Edhe 202 kuti dhe bie gongu. Ja ku po zhvillohen betejat epike kuti më kuti, në gjithë vendin

E FUNDIT/ Edhe 202 kuti dhe bie gongu. Ja ku po zhvillohen betejat epike kuti më kuti, në gjithë vendin

12:57, 27/06/2017
A+ Aa A-

Numërimi po shkon drejt fundit dhe për pak orë Shqipëria, do të mësojë se për kë kanë votuar banorët e saj. Deri në orën 12.40 minuta nga 5161 kuti në gjithë vendin janë numëruar  5363 prej tyre.

 Sipas rezultateve paraprake, PS vazhdon të kryesojë me 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet. Deri tani është mbyllur numërimi në Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Dibër, Lezhë dhe në Fier. Ndërsa vijon ende në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Një betejë epike po zhvillohet në kutitë e fundit  kryeqytet për mandatin e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizin, i cili ka marrë votat e duhura por partia që përfaqëson vetëm për një përqindje fare të vogël ende nuk po kalon pragun.

Nëse ndodh kjo mandati i Idrizit i merret PS-së që deri tani ka siguruar 18 mandate. Edhe në Shkodër po numërohen kutitë e fundit që në fakt janë në zonën e Malësisë së Madhe, por gjithsesi nuk priten surpriza.

E fortë po vazhdon gara edhe në Elbasan dhe Berat, ku PD dhe PS kërkojnë që të shtojnë mandatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco