Lubonja-Bashës: Dorëhiqu, marrëveshja me Ramën është kosto

Lubonja-Bashës: Dorëhiqu, marrëveshja me Ramën është kosto

00:12, 27/06/2017
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja pohoi publikisht se pas rezultatit që dobët që pati PD-ja në këto zgjedhje, lideri i saj, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Lubonja theksoi se opozita në këto zgjedhje nuk ngjalli besim. Mes të tjerash ai tha se marrëveshja mes PS-PD ishte një kosto e madhe për opozitën.

“Opozita nuk ngjalli besimin, për të mishëruar frymën e kontestimit dhe ndryshimit. Kjo ishte një garë e të fortëve, e partive klientelare se kush kap më shumë, dhe padyshim pushteti është më i forti. Ajo që vë re unë paradoksalisht është se ka një kthim te Berisha se ai është fitimtari se ai fiton. Unë jam kundra kësaj ne kemi nevojë për një PD që ka nevojë për një reflektim të thellë se një nga shkaqe e humbjes, përtej aftësisë, paaftësisë së Bashës apo Berishës është se PD ka qenë një parti oligarkësh si të gjithë, kur mori Rama Kryeministrinë, u kthye te oligarket, kjo parti s’kishte më kush e financonte, pra është edhe puna e parave.

Problemi është ky PD është për mua parti e djathtë dhe PS e majtë. Kështu u zhvilluar në vitet 90 si ide, pastaj ka ndodhur që PS është bërë parti oligarkësh, PD ishte parti oligarkësh po tani çfarë do beje Basha? Do kthehet ne parti oligarkesh apo do transformohet nga parti e madhe e djathtë në të majtë. Mendimi im është që Basha është shumë konfuz, del me foton e Trumpit aty, për mua s’ka vizion PD, do shkojë të populli apo do shkojë te këto oligarkët…Marrëveshja kishte kosto të madhe në kuptimin e frymës së kontestimit të PD. Basha duhet të dorëhiqet”, tha Lubonja. /BW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

RM28/06/2017 03:01

O kokerka te medha, o ajnshtajnat e polianalizave, BOLL-STOP se llomotituri(talking Sh..)!!!! Megakualicioni paszgjedhor, bashkeqeverisja rama-basha, keshtu thate ju b... e zgjuara edhe ca ndodhi..!! Duke mbajt qendrim ndaj PDistave te Kalbur-te lenit jashte liste....!!! Fevzo-Lubo &coo, nese nuk e keni be me vetedije per ta ndihmuar ate skizofrenin ai paska pas te drejte kur ju kazanizoj edhe une do ju sugjeroja te shifni ndonje Pune oficine-parku-teneqexhi se i moret shqiptaret ne qaf me ata pseudoanalizat tuaja!!!!

Vetting Rama27/06/2017 11:01

Fatos nuk e mendoja se ishe kaq i eger me te mundurin, kur ul gishtin e madh poshte per te vrare te mundurin BEHESH ORTAK ME PERANDORIN KATIL CALIGULA.

Shto koment

Denonco