Kritikat e para nga OSBE-ODHIR: Votime familjare. Aktivistët politikë ndërhynë tek zgjedhësit

Kritikat e para nga OSBE-ODHIR: Votime familjare. Aktivistët politikë ndërhynë tek zgjedhësit

14:55, 26/06/2017
A+ Aa A-

Në të parën deklaratë të dhënë sot, misioni i OSBE-ODHIR ka numëruar gjithë problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.

Shefi i misionit theksoi se dita e djeshme ka qenë e ngarkuar vëzhgimesh, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.

Delegacioni, i cili përbëhet nga 7 eurodeputetët ku mes tyre është edhe Eduart Kukan vuri në dukje gjetet e para që kanë konstatuar nga gjithë procesi i deritanishëm. 

“Pati ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Procesi i numërimit u vonua në shumë vende. Transparenca nuk ishte gjithmonë e garantuar. Zgjedhjet u zhvilluan në kontestin e ndryshëm zgjedhor si nga PS dhe PD.

Marrëveshja që u arrit në 18 maj lejoji që PD të caktonte ca poste kyçe ne qeveri. Ndryshimet ligjore nuk u reflektuan në kohë. KQZ operoi në mënyrë transparente me sesionet publike në vijim të marrëveshjes politike. Kishte mungesë konsultimesh për ndryshimet ligjore”, - tha përfaqësuesi i misionit të OSBE-ODIHR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco